Hyn në fuqi Kodi i ri Zgjedhor, Bujar Nishani dekreton ndryshimet

475
TIRANE – Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ligjin e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat vijnë si rrjedhojë e hartës së re territoriale me 61 njësi vendore.
Dekreti i Nishanit është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës, ndërsa ligji për ndryshimet e Kodit të ri Zgjedhor u miratua me 86 vota pro në seancën e fundit parlamentare.
Me hyrjen tashmë në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor, kur vendi është në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qersohirt, përcaktohet ndarja e zonave të administrimit.
Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt. 
Po ashtu pjesë e ndryshimeve që sjell Kodi Zgjedhor ka të bëjë edhe me listat e kandidatëve të partive, të cilat duhet të përmbushin kriterin gjinor 50 me 50, pra që parashikon që në zgjedhjet vendore gjysma e kandidatëve të jenë femra. Në të kundërt, KQZ do të bëjë refuzimin e listës së partive për Kandidatët e Këshillit vendor në rastet kur nuk përmbushet ky kriter. 
Sigal