Humor në rrjetet sociale, ja anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Rilindjes

575
Sigal

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që rrjeti të shpërthejë në tallje dhe ironi ndaj Rilindasve, të cilët prej dy vjetësh e kanë lënë vendin pa institucionin më të lartë të mbrojtjes së Kushtetutës.

Rilindasit kanë thënë se shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të ringrihet, prandaj rrjeti ka gjetur edhe anëtarët që do të jenë në krye të këtij institucioni.

Sipas memes që po qarkullon në rrjet, kryetar i Gjykatës do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa anëtarë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, dy zëdhënësit e Ramës, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonin.