Humbja në zgjedhje, Malltezi: PD kishte shumë gabime, mendimet t’i ndajmë në forume

541
Dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një postim në Facebook ai shprehet i ashpër dhe kritik me rezultatin që mori PD.“Kishte gabime të rënda të PD dhe këto duhet t’i themi për të mirën e PD dhe të Shqipërisë. A kemi mundësi që gjithkush të thotë lirshëm dhe me respekt për njëri-tjetrin mendimet dhe qëndrimet e tij? Dhe mirë është që mendimet tona t’i ndajmë në forumet e PD dhe jo nëpër media apo kafene”, shkruan Malltezi. Ai shton më tej se zëri i anëtarëve dhe forumeve, duhet të prevalojë mbi gjithçka. PD është krijuar nga studentët dhe intelektualët si parti e njerëzve të LIRË nën moton “Liri – Demokraci!”. Nuk u krijua për pushtet. A kemi mundësi që gjithkush të thotë lirshëm dhe me respekt për njëri-tjetrin mendimet dhe qëndrimet e tij? Dhe mirë është që mendimet tona t’i ndajmë në forumet e PD dhe jo nëpër media apo kafene. Kemi njerëz me bagazh te madh intelektual dhe me eksperiencë të madhe në zgjedhje. Duhet dëgjuar zëri i anëtarëve dhe të forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te rënda të PD dhe keto duhet t’i themi për të mirën e PD dhe të Shqipërisë.
Sigal