Humbja me Partizanin, Vasili: Reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës

453
Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur i zhgënjyer pas humbjes së Tiranës dje në ndeshjen e zhvilluar me ekipin e Partizanit, duke thënë se Bashkia e ka lënë pas dore skuadrën dhe se për këtë duhet që të reflektojë. Petrit Vasili ka folur edhe për jetën e varfër të kryeqytetit, ku sipas tij, pa futbollin ajo paraqitet akoma më keq.
“Ashtu si bashkëtifozët e mi ndihem i zhgënjyer. Duhet reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës. Futbolli i Tiranës është i lënë pas dore nga Bashkia. Jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin” ka thënë Vasili.
Dje u luajt ndeshja mes ekipit të Partizanit dhe Tiranës, ku Partizani kryesoi me 2 gola, ndonëse pas saj pati edhe konflikte mes tifozëve, për të cilat u desh ndërhyrja e forcave të policisë. Për të ndjekur ndeshjen ishin të pranishëm në stadium rreth 10 mijë tifozë, ku më shumë dominuan ngjyrat e kuqe, pasi Partizani është organizator.
Sigal