Huffngton Post/ Prof.Dr.Ina Zhupa: Shqipëria, epiqendra e tregtisë evropiane të drogës

433
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Ina Zhupa. Në
një postim në Facebook  ka shpërndarë
publikimin e gazetës prestigjioze Huffngton Post, e cila e cilëson Shqipërinë
epiqendër të tregtisë evropiane të drogës, veçanërisht për marijuanën. Ky ka forcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik, në
një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme.

 

 

 Ja çfarë shkruan sot Huffngton Post


 Shqipëria,
një vend i vogël në Evropën Juglindore, është bërë epiqendra e tregtisë
evropiane të drogës, veçanërisht për marijuanën. Kjo nuk duket aspak surprizë.
Ky aktivitet ka forcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit
politik, në një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme.

Ajo
që e bën situatën unike janë akuzat e Partisë Demokratike se zyrtarë të lartë
të Policisë së Shtetit janë të lidhur ose kanë përfitime nga
tregtia e drogës.

Kryeministri Edi Rama ka qenë vazhdimisht i akuzuar se ka
dështuar për të ndalur rolin që ka Shqipëria në tregtinë e drogës në Evropë.
Dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë i akuzuar si i përfshirë në
trafikun e drogës.

Këto akuza shtrojnë pyetjen: Çfarë mund ta motivojë
elitën qeverisëse të Shqipërisë që të shkëputet nga bota e errët e krimit të
organizuar dhe trafikut të drogës?

Ndoshta ata qëndrojnë për të fituar personalisht. Kjo
është pjesë e një plani më të gjerë për të mbajtur pushtetin. Shqipëria vuan
nga korrupsioni politik dhe ekonomik më shumë se sa pjesa tjetër e Ballkanit.
Miliona Dollarë mund të blejnë gjyqtarë, gazetarë dhe prokurorë për të ndihmuar
për të fituar fushatën elektorale në të ardhmen.

Në fillim të këtij muaji, një pilot italian, Guido Guidi
u përplas me avion në një fushë në veri të Tiranës. Më herët gjatë këtij viti,
autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare për mbrojtjen e Klement Balilit,
një biznesmen shqiptar që ka qenë zyrtar në administratën lokale të Sarandës.
Balili është i dyshuar për financimin e trafikut të drogës nga Shqipëria në
Evropën Perëndimore.

Vitin e kaluar autoritetet shqiptare pohuan se kanë
shkatërruar 99.2% të marijuanës në vend. Kjo duket pak e çuditshme. Tashmë
policia thotë se këtë vit ka shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis sativa, që
mesa duket është 3 herë më shumë se vitin e kaluar.

Në shumë mënyra, Shqipëria duket se i përshtatet këtij
lloji aktiviteti të paligjshëm. Megjithatë, Shqipëria ka shumë për t’u krenuar.
Vendi u bë anëtar i NATO me të drejta të plota në vitin 2008. Në vitin 2014 u
bë kandidat zyrtar për t’u anëtarësuar në BE. Por niveli i korrupsionit që
buron nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun e drogës në Europë,
duhet të shqetësojnë autoritetet në Uashington DC dhe në të gjithë Europën.