Huamarrja, Berisha: Që nesër letër Wall Street! Cani: Do ta bësh si ’97!

466
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare ku pritet të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin. Në seancën e sotme mungojnë kryeministri Rama i cili sot ndodhet në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me kreun e KE, Juncker. Gjithashtu mungon edhe ministri i Brendshëm Tahiri i cili ndodhet në SHBA në samitin kundër terrorizmit. 

Gjatë diskutimeve për dekretin e Presidentit Nishani për kthimin e Ligjit për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Shqipëri, Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria shqiptare do të mund të marrë në të ardhmen.

Kjo u bë e ditur nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e Parlamentit, duke shprehur kundërshtimin e opozitës ndaj ligjit për huamarrjen, që i mundëson Ministrisë së Financave të marrë borxh pa qenë e nevojshme që ai më parë të kalojë për votim në Parlament.
 
Sipas ish-Kryeministrit Berisha ky ligj ka për qëllim vetëm të mbushë xhepat e qeveritarëve duke thelluar në këtë mënyrë sipas tij gjendjen e rëndë financiare.
 
Berisha u shpreh se opozita nuk do ta lejojë diçka të tillë dhe nëse ligji në fjalë do të miratohet, atëherë selia blu do të dërgojë që nesër letër Ëall Street dhe të gjithë bursave të njohura botërore duke i bërë të ditur se Partia Demokratike nuk do ta njohë borxhin që mund të marrë qeveria.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho u shpreh se këto ndryshime nuk lejohen nga neni 166 i Kushtetutës. Gjithashtu ai theksoi se Qeveria është e papërgjegjshme dhe nuk duhet lejuar që të bëjë ndryshime Kushtetuese për huamarrjen.

Por nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u shprehur ishin ata që e lanë vendin në krizë të thellë financiare, dhe se vetëm në një vit qeverisje të majtë janë arritur të shlyhen 500 milionë dollarë borxhe të lëna nga qeveria e kaluar.
 
Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha, Ministri Cani tha se ai është shkaktari i kësaj krize të thellë në të cilën e zhyti vendin. Sipas Canit, synimi i Berishës është që të shkatërrojë ekonominë, duke e çuar atë në nivelet e vitit famëkeq të 1997.

Ndërkohë deputeti i PD Astrit Patozi u ndal tek shpërthimet me tritol në Tiranë, ku dënoi sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe se është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg. “Por”- theksoi Patozi “Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.” Gjatë fjalës së tij, Patozi u ndal edhe te situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e njerëzve tani dhe në të ardhmen.

Gjatë diskutimit për ndryshimet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Aldo Bumçi theksoi se në Shqipëri gjatë 2014-s ka pasur një rënie të investimeve të huaja. Po kryefjala e tij ka qenë reagimi ndaj deklaratës së Ramës për punësimin e 92.000 personave gjatë periudhës janar 2014-nëntor 2014. Për Bumçin një kryeministër i papërgjegjshëm është dhe arsye për rënien e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ndërkohë që Mediu theksoi se qeveria po fut një koncept të vjetër një ndarje klasore mes atyre në nevojë dhe biznesit, duke parë biznesin si problem. Sipas tij nëse QKR dhe QKL nuk përmbledhin në një paketë që mbështet biznesin Shqipëria do të shkojë drejt recesionit.
 
Ora 15:15 Cani: Berisha fajtor, kërkon ta çojë ekonominë si në 1997
Ministri i Financave Shkëlqim Cani replikoi ndaj akuzave të Partisë Demokratike për ligjin e huamarrjes, duke u shprehur se ishte pikërisht qeveria e kaluar që e la vendin në një gjendje të rëndë ekonomike.
 
Sipas Canit, krijuesi i një ekonomie të rënduar të vendit tonë është vetëm Sali Berisha. Ky i fundit sipas ministrit, synon ta çojë ekonominë e vendit drejt vitit 1997.
 
“E kuptoj që duhet të marrim leksione dhe durim për të mësuar për financat publike nga ato që nuk kanë haber dhe që i shkelmuan. Për saktësisht, vetëm në 1 vit, nga ai borxhi që keni fshehur kemi paguar deri tani 500 milionë dollarë dhe me audit. Po kujt t’i thuash se po flet kryekrijuesi i gjithë këtyre të këqijave. Ti di vetëm të zgërdhihesh dhe ta çosh ekonominë në 1997. por nuk e ke më shansin dhe hiqe nga mendja ti dhe ata që kanë mendtë e tua. Dua të falenderoj zotin Mima dhe zotimin e tij në Komision se do ta votojë ligjin dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit. Synimi i ligjit është të ulë koston e huamarrjes sepse ky popull nuk e duron dot më borxhin.” tha Ministri Cani

Ora 14:50 Berisha për huamarrjen: Letër Wall Street, nuk nojhim borxhet që mund të marrë qeveria!
Ish-Kryeministri Sali Berisha në emër të opozitës, ka kundërshtuar ligjin për huamarrjen duke u shprehur se sipas tij, marrja e borxhit nga ana e Ministrisë së Financave pa kaluar më parë në Kuvend, ndryshimi që pritet të sjellë ligji, bëhet vetëm për të mbushur xhepat e pushtetarëve.
 
Për të kundërshtuar këtë ligj, Berisha bëri të ditur se nga ana e saj PD do të nisë të dërgojë që ditën e nesërme letër të gjitha bursave të njohura, duke i njoftuar se opozita nuk do të njohë borxhet që mund të marrë qeveria.
 
“Dekreti i gropës sepse me të ju rrisnin borxhin publik nga 62% në 65 % të pamerituar, dhe të gjithë këto qindra milionë kishin destinacion luksin e zyrave tuaja, vetura, tapete të kuqe, kolltuqe super të shtrenjta, suvara stërsuvare, për të cilat nuk kishte nevojë asnjë shqiptar. E cuat borxhin thuajse në shifra të parikthyeshme. Financat publike nuk janë të partive politike, kanë rregulla kushtetuese të bazuara në ligje organike, në ligjin e buxhetit, në udhëzime, të gjitha këtu shkelen dhe shkelen vetëm për hajni. Që nesër si opozitë do të çojmë letra nëpër botë që nuk do njohim asnjë borxh që merrni jashtë parlamenti, në Ëall Street të gjitha bursave, tregjeve financiare. Nuk do ju lëmë të silleni me financat publike di të ishin financat tuaja. Që nesër fillon beteja jonë, si kujtoni ju se mund të merrni kështu. Ata që ju fusin ju këtu ju fusin për të vjedhur me ta. Jemi këtu për të denoncuar të gjitha vjedhjet që bëni ju.” u shpreh Berisha

Ora 14:20 Tafaj: Eksodi në Shqipëri nuk duket, por s’është larg atij në Kosovë
Deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj, deklaroi sot në Kuvend se “në Shqipëri nuk duken, por përmasat e largimit nuk janë larg atyre që janë në Kosovë.
 
“Shtypi gjerman dhe austriak flet për dy-trefishim të shqiptarëve që kërkojnë azil. Këtu nuk është çështja se Shqipëria mund të rrezikojë vendosjen e vizave, por se kush po ikën. Po ikin fëmijët 15 vjeç, se shohin që prindërit e kanë të pamundur t’i ushqejnë. Marrin qindarkat e fundit dhe shkojnë të punonë jashtë. Largohen kryefamiljarë, që e kanë të pamundur të mbajnë fëmijët me bukë. Po ikin shumë nga ata që janë shkolluar në degë prioritare të vendit, si inxnjinjeri kompjuterike apo mjekësi. Po sikur vetëm një pjesë e fondit që u akordua për “check up” të popullsisë, të përdorej për të punësuar mjekë të kthyer nga specializimet, nga klinikat më të mira të Evropës, do të thotë se do të punësoheshin qindra prej tyre në QSUT dhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe me ta mund të krijohej, qendra më e fuqishme e trajnimit të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve e s’do të ishte nevoja të debatonim për testimin,” – tha Tafaj.

Ora 13:19 Huamarrja, Angjeli: Argumentet e Nishanit rrëzohen
Deputeti i Partisë Socialiste ka rrëzuiar argumentet e Presidentit Nishani për kthimin e ligjit për huamarrjen. Sipas tij ligji është Kushtetues dhe për këtë u mor edhe mendimi me shkrim i Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit kushtetues që e pohuan.
 
“Dekreti lidhet me një pr/ligj i cili fokusohet në një çështje të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë, siç është borxhi. E domosdoshme për një përsosje të re ligjore dhe procedurale dhe mënyrën se si do të përdoren këto. Në realicionin e dekretit pretendohet se ligji nuk është transparent dhe i jep legjislativit mundësinë për borxh të pakufizuar dhe se është anti kushtetues. Së pari është adresuar që të jepte me shkrim qëndrimi i Komisionit të Ligjit dhe Komisionit Kushtetues, që vlerësuan se pr/ligji nuk shkel Kushtetutën. Ky nuk është i vetmi i ligj nuk merret me standardin e tregjeve.”- tha Anastat Angjeli. 
 
Ora 13:14 Huamarrja, Edmond Spaho: Qeveria e papërgjegjshme s’duhet lënë e lirë
Gjatë diskutimeve për dekretin e Presidentit Nishani për kthimin e Ligjit për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Shqipëri, deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se këto ndryshime nuk lejohen nga neni 166 i Kushtetutës. Gjithashtu ai theksoi se Qeveria është e papërgjegjshme dhe nuk duhet lejuar që të bëjë ndryshime Kushtetuese për huamarrjen.

“Ligji duhet të respektojë Kushetetutën, ku shprehet se borxhi merret me autorizim me ligj nga Kuvendi. I gabuar arsyetimi se këto mbulohen nga Kushtet e Buxhetit. Për të marrë hua 166 të Kushtetutës. Në parim pranuam fleksibitetin e huamarrjes. E vetmja mënyrë është ndryshimi i neneit 166 të Kushtetutës . Kur hua dhënësit, shohin lihjet e vensit për garantin se nuk kanë rreziqe. Nuk ka vend që t’i jap hua MF kur huamarrja përcaktohet në Kushtetutë se duhet miratuar më parë në Kuvend. Ai duhet dhënë mundësia kësaj qeveria për ndryshime në Kushtetutë. Pr/ligji paraqet lehtësira me procedurat, por rrezikon rritje të borxhit pa kufi, vetëm me firmë të ministrit. A është e udhës përgjigjia është jo, nuk është e përgjegjshme nuk ka program. Nëse do të lihet e lirë do të rrisë borxhin pa parë përfitime nga huamarrja.  Problemi real nuk është mungesa e fleksibilitetit, por paaftësia për të drejtuar ekonominë dhe vendin. “- tha Spaho. 

Ora 11:55 Shpërthimet,Patozi: Në krah të Tahirit, por ai duhet të na mbrojë 
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozit ka deklarua se dënon sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg. “Por”- theksoi Patozi “Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.”
“Vendi prej kohësh në darën e krimit të Organizuar, jetojmë në epokën e tritolit. Qeveria justifikohet se ka prekur mafian në kallo. Me këtë bilanc të zymtë njerëzia i bie që qeveria të lutet që qeveri të mos i biej më në qafë krimit. Solidaritet me Ministrin e Brendshëm, Si politikan jam në krah të Saimir Tahirit.  Dënoj me forcë çdo akt dhune, por Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.”- tha Patozi.
 
Ora 11:50 Patozi: Qeveria dhe PD, jo për të shpërndarë ndihma, por për vendime që ndihmojnë njerëzit
Gjatë fjalës së tij, Patozi u ndal edhe te situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e njerëzve tani dhe në të ardhmen.

“Ne drejtohemi sot nga një qeveri që i jep medalje dhe dekorata vetes për vepra të pabëra. Para 1 jave Rama kishte vënë në gjoks një qingj, duke u mburrur. Edhe kreu i Kuvendit çoi zogjtë. Njerëzit kanë nevojë që përmbytjet të mos kthehen në fatkeqësi për ta, sa herë zemërohet qielli. Kur t’i vizitosh merr me vete edhe vendimin për dëmshpërblim të plotë. Nuk kemi nevojë një kryeministër që çon dele apo ndonjë kryetar Kuvendi që çon zogj. E njëjta gjë vlen edhe për furgonat me miell të PD. Jemi këtu për të hartuar ligje dhe miratuar vendime që i ndihmojnë njerëzit.” 


Ora 11:25Arben Ahmetaj: Pas letargjisë fillon gallata për opozitën. Të sfidojë se si janë shifrat. Janë 1 miliardë dollarë investime, në statistikat e Bankës së Shqipërisë nëse shifra e importit të makinerive dhe pajisjeve nuk është më shumë se 1 miliardë dollarë. E nëse shikon këto shifra nuk dua të më kërkosh falje po të gëzohesh. 

Ora 11:20 Edi Paloka: Ministrave duhet t’iu vihet një limit për mashtrimet. Ministri që foli është rekordmen. Nëse kryeministri po iu thotë që shqiptarëve se do hamë me lugë floriri, ky thotë se po hamë me lugë floriri.

Ora 11:10 Ahmetaj: Po bëjmë reforma që lehtësojnë klimen e biznesit
Ministri i Zhvilimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka ndërmarrë reforma shtyllë në përmirësimin e klimës së biznesit në tatim taksa, makroekonomi, pensione, reformen territoriale të materializuara në indeksin e besimit të sipërmarres, etj. Ndërsa ftoi opozitën të kontribuonte me propozime konkrete për indikatorët e raportit  “Doing biznes”, raport ky prestigjoz që tregoi se jemi në vendin e 108 me në përmirësim prej 40 vende. Kjo, tha ai është hera e parë, por jo e rastësishme dhe ka të bëjë drejtpërsëdrejti me reformat që ka ndërmarrë qeveria.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozites për rënie të investimeve të huaja në vend, ministri Ahmetaj tha se investimet e huaja direkte në vitin 2014 llogariten 1 miliard dollarë, ndërsa për herë të parë në vend janë importuar makineri dhe pajisje 1.1 miliard dollarë, që futen brenda 6 muajsh në prodhim. “Vetëm në botën tuaj një biznes i trembur mund të investojë 1 miliard dollarë dhe jo një biznes që beson te reformat e qeverisë”, deklaroi Ahmetaj.

Ai akuzoi po ashtu opoziten që deri dje ishte në qeverisje për rëndim të biznesit përmes gjobave. “Ishin 300 milionë dollarë gjoba elektorale mbi biznesin. U kujtoj qytetarëve se tatim fitimi në vit është 150 milionë dollarë. Dyfishi i tatim fitimit të një viti ishte gobë mbi kurrizin e sipërmarrjes”, deklaroi ministri. Ai shtoi se qeveria i ka paguar te gjitha detyrimet e prapambetura biznesit, duke permiresuar ndjeshem likuiditetin e tij. Kreu i MZHETS-s, Ahmetaj informoi se gjatë diskutimit me përfaqësuesit e Bankës Botërore për programin e partneritet, kusht ishin reformat që do të fokusohen në të gjitha ato pengesa që has biznesi me administratën, por jo vetëm. “Ne jemi angazhuar për marrjen e të gjitha atyre reformave për reduktimin e të gjitha barrierave për të arritur një rritje prej 4.5 % në fund të mandatit”, u shpreh ministri.
  
Ora 10:55 Fino-Paloka-Meta: Të mos dilet nga rendi i ditës
Bashkim Fino:
 Të përqendrohemi te rendi i ditës, Topalli na hiqte mikrofonin kur dilnim jashtë rendit të ditës. Nuk po them të veproni kështu, por Shikojeni këtë problem. Mërzisim publikun dhe deputetët. Dua të dëgjoj për ligjin nuk kam për borxh të dëgjojë atë që bën politikë,kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë debat politik për çdo projektligj. Parafolësi nuk tha asnjë fjalë për QKR. Të kalojmë 60 minutëshin e debatit jashtë rendit të ditës në fillim të seancës. 
 
Edi Paloka:Jam shumë dakord me Finon, por besoj se fjalimet lidhen me biznesin edhe tritoli lidhet me biznesin, pasi po largohen investimet e huaja. Mirë që t’ia kërkojë edhe Kryeministrin e tij që na mbajti herën e kaluar një orë për zorrën e trashë kur po fliste për licencat. 

Ilir Meta: Deputetët të reflektojnë. Çdo gjë ka kohën e vet,duhet zgjidhur që të respektojmë njeri-tjetrin dhe rendin e ditës.

Ora 10:30 Mediu: Qeveria po fut ndarje klasore, vendi drejt recesionit
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij për ndryshimet në ligjin për QKR akuzoi qeverinë se po keqpërdor grupet në nevojë për të zgjeruar kontrollin mbi çdo gjë dhe për të bërë gjithçka sipas konceptit të saj dhe jo sipas ligjit.
 
Ai theksoi se qeveria po fut një koncept të vjetër një ndarje klasore mes atyre në nevojë dhe biznesit, duke parë biznesin si problem. Sipas tij nëse nuk nëse QKR dhe QKL nuk përmbledhin në një paketë që mbështet biznesin Shqipëria do të shkojë drejt recesionit

“Po kërkojnë vende të ndryshme në rajon për investime, përmbytjet do ndikojnë rritjen e varfërisë. Të lëmë debatet boshe. Këto zona do të duan 2 vite për të dalë nga kjo situatë. Qeveria po keqpërdor grupit në nevojë për të zgjeruar kontrollin në çdo gjë. Propaganda e  saj është se vetëm kjo qeveri mund të bëjë gjithçka sipas konceptit të saj dhe jo si pas ligjit. Qeveria po fut një koncept të vjetër një ndarje klasore mes atyre në nevojë dhe biznesit, duke parë biznesin si problem. Nëse QKR dhe QKL nuk përmbledhin në një paketë që mbështet biznesin Shqipëria do të shkojë drejt recesionit do të rritet varfëria dhe përfituesit e vetme do jenë bizneset pranë qeverisë.”- tha Mediu.

Ora 10:15 Bumçi: Ku i ka Rama 92.000 vendet e reja të punës që deklaroi
Gjatë diskutimit për ndryshimet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Aldo Bumçi theksoi se në Shqipëri gjatë 2014-s ka pasur një rënie të investimeve të huaja.
Po kryefjala e tij ka qenë reagimi ndaj deklaratës së Ramës për punësimin e 92.000 personave gjatë periudhës janar 2014-nëntor 2014. Për Bumçin një kryeministër i papërgjegjshëm është dhe arsye për rënien e investimeve të huaja në Shqipëri.

“92.000 vende të reja pune deklaroi Kryeministri Rama. Me këtë lajm Qeveria Shqiptare duhet të mbante vendin e parë në botë për numrin e të punësuar në më pak se një vit nga janari në nëntor 2014.960.000 persona janë ët punësuar në total, Kryeministri thotë se ka punësuar 10% të atyre. Nëse ko do të ishte e vërtetë me këtë ritëm do të ishin kthyer emigrantët. Në një vend ku janë hapur 92.000 vende pune askush nuk do të protestonte. Unë vetë do ta votoja. Kjo është ajo që deklaroi Rama para tre ditëve. SI qëndron e vërteta, Qeveria duhet të tregojë se ku janë hapur këto vende të reja pune. Pse ranë investimet e huaj kur erdhi në qeveri ky kryeministër. Mjafton të kemi një kryeministër të papërgjegjshëm.”- tha Bumçi.