Hoyt Brian Yee do të emërohet ambasador i SHBA në Ballkan. Ja në cilin vend

138
Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, vitin e ardhshëm pritet të emërohet ambasadori i ri i SHBA-së në Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga korrespondenti i Al Xhazira Ballkans” duke iu referuar burimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë Xhes Bejlin, i cili u emërua në dhjetor të viti 2014. Dërgimi i Hoyt Brian Yee në Maqedoni vlerësohet si konfirmim i angazhimit të shtuar të Uashingtonit në Ballkan për shkak të tentimeve të Moskës për imponim të ndikimit të saj në rajon.