‘Hookizmi’ në vend të ‘Nulandizmit’: çfarë do të ndodhë në Departamentin e Shtetit të ‘erës së Trumpit’? Preket edhe Shqipëria

584
Mike Gonzales, analist politik konservator, dhe ish-këshilltar në administratën e Presidentit George Bush (i riu), në një shkrim për prestigjiozen ‘National Interest’, trajton kthesën që pritet të marrë politika e jashtme amerikane, sapo zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit të jenë emërime të Trump dhe qarqeve konservatore. “Kohët po ndryshojnë”, shkruan Gonzales duke cituar edhe një memo të Brian Hook, drejtorit të Planifikimit të Politikave të Sekretarit Tillerson, ku hidhen piketat e asaj që pritet të jetë politika e jashtme amerikane. “Aleatët duhen trajtuar ndryshe, më mirë se kundërshtarët. Përnryshe do të mbesim me më shumë kundërshtarë dhe më pak aleatë”. Gonzales e konsideron si zhvillim dorëheqjen e Hoyt Brian Yee, zv/Sekretar për Euroazinë, duke shtuar se vakuumi i pushetit gjatë ndërrimit të administratës Obama me atë ‘Trump’, i dha mundësi Yee-së që të ndiqte politika, të cilat liderët konservatorë [të Europës lindore] i quajtën paragjykuese ndaj tyre. ‘Nulandizmi’ siç e quan autori filozofinë e përfaqësuar nga Victoria Nuland, do të zëvendësohet nga ‘Hookizmi’. Gonzales është kritik me politikën e ndjekur nga ambasada amerikanë në Maqedoni, dhe bën thirrje që të ndalohen të gjitha ambasadat amerikane që të promovojnë agjendat progresive (të majta- shën. i red), të cilat shpesh tëhuajësojnë antarët e shoqërisë që janë konservatorë, por edhe pro-amerikanë tradiconalistë. Edhe në Shqipëri ka patur një debat të hershëm për agjendat e majta, të cilat janë mbështetur nga organizatat e Sorosit, duke krijuar një ‘shoqëri civile’, e cila përfaqëson vetëm ideologjinë dhe interesat e majta.
Sigal