Holtkemper: “Reformat t’i bëni për veten tuaj”

514
Sigal

Ambasadorja gjermane i bën thirrje maxhorancës dhe opozitës të bashkëpunojnë për reformat

Duke konsideruar si arritje vetëm miratimin nga Parlamenti të kodit të ri elektoral, ambasadorja gjermane në vendin tonë, Carola Muller Holtkemper deklaron se Shqipëria ka bërë pak progres. Nga Gjirokastra ambasadorja gjermane apelon klasën politike që të punojë për heqjen e imunitetit dhe reformimin e institucioneve, ndërsa shton se duhet të përmirësohent sistemi i drejtësisë dhe të bëhet i mundur zbatimi i ligjit. “Ka patur pak progres si Kodi i ri Elektoral që ka kaluar në Parlament. Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo për të hequr imunitetin, reformuar institucionet legale dhe sistemin e drejtësisë, kështu që po flitet për më shuma reforma dhe ne shpresojmë që kjo do të materializohet. Ne mendojmë që për ne, por më shumë për shqiptarët është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë. Kjo do të përmirësonte situatën dhe relatat mes vetë shqiptarëve, mes institucioneve dhe biznesit, mes institucionit dhe biznesit të huaj, por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për vetën tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për institucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrrni statusin e vendit kandidat automatikisht”,- deklaroi Holtkemper. Në qytetin e Gjirokastrës, ambasadorja Holtkemper monitoroi disa prej investimeve gjermane, duke bërë të ditur se interesi i kompanive është për investime në të gjithë Shqipërinë.