Holanda: Pse jemi skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Kritikat dhe shqetësimet për krimin

556
Holanda: Pse jemi skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë
Deputetët holandezë analizojnë situatën në prag të vendimit të vendeve anëtare të BE-së. Dyshimet dhe paqartësitë për 5 kërkesat
Holanda do të jetë një pikë jo e lehtë për t’u kaluar nga Shqipëria, në kërkim të vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një delegacion i Komisionit për Çështjet me BE-në të Parlamentit Holandez pati një vizitë zyrtare dje në Shqipëri. Fokusi i vizitës së tyre ishte procesi i integrimin evropian dhe një vizitë fakt-mbledhëse në lidhje me progresin që Shqipëria ka bërë në lidhje me reforma të ndryshme në të 5 prioritetet kyçe, për të ndihmuar vlerësimin e tyre mbi rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Delegacioni pati takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, anëtarë të Komisioneve Parlamentare të Punëve me Jashtë dhe Integrimit Evropian, ambasadoren e BE-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Tiranë dhe Shkodër. Anëtarët e Parlamentit të këtij delegacioni janë përfaqësues të partive të ndryshme politike në Holandë (Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, Demokratët ‘66, E majta e Gjelbër, Partia Socialiste, Unioni Kristian si dhe Partia Kristian-Demokratike). Duke folur për mediat, ata thanë se Shqipëria nuk është gati, pasi problem është ende mosndëshkimi i zyrtarëve, ndërsa shqetësuese është edhe çështja e krimit. “Shqiptarët janë problematikë në Holandë”, kanë thënë ata duke shtuar se janë duke mbledhur informacion dhe nuk ka vendim përfundimtar të Holandës. Parlamenti i Holandës do të debatojë në javët e ardhshme lidhur me negociata e Shqipërisë, por kriminaliteti mbetet shqetësim, ndërsa shtuar edhe rastet e përfshirjes së shqiptarëve në krime të rënda. “Ndër 5 prioritetet për Shqipërinë, shumë pyetje të deputetëve janë për çështje të luftës ndaj krimit të organizuar. Sa i takon procesit të vetingut kanë ndodhur 6 apo 7 raste deri tani, por duhet të kalojnë rreth 800. Po ashtu konstatojmë. Po ashtu konstatojmë progres në luftën ndaj krimit të organizuar, por kemi edhe faktet tona në Holandë, ku numri i shqiptarëve të arrestuar nën akuza serioze është më shumë se dyfishi në periudhën e fundit. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE, por nuk është e vetmja në këtë situatë. Në Francë dhe Gjermani do të shihni po ashtu hezitim për të hapur negociatat”, u shpreh për mediat njëri nga deputetët që vizitoi Tiranën. Në fund të qershorit pritet miratimi i rekomandimeve të Këshillit për çeljen e negociatave me BE-në, por qeveria holandeze duket se do ta ketë të vështirë të japë një “dritë jeshile” për Shqipërinë.
Sigal