Holanda do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

569
Sigal

Në një shkrim të gazetës holandeze “De Telegraaf”, paralajmërohet vota kundër e Hollandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Titulli i shkrimit është i drejtpërdrejtë “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”, ndërsa në brendësi të artikullit sqarohet se shumica e partive të parlamentit hollndez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Shumica në parlament e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Ministri i Jashtëm i Holandës, thotë për “De Telegraaf”: “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, duke shtuar se “më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje”. Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet evropiane. Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Evropën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më poshtë ku mund të lexohet shkrimi i “De Telegraaf” tek linku:

https://www.telegraaf.nl/nieuws/2201098/nederland-blokkeert-toetreding-albanie-tot-eu?utm_source=twitter&utm_medium=referral&utm_campaign=twitterfeed