Hoffman: Zgjedhjet mundësi për të bashkëformësuar të ardhmen e Shqipërisë

493
Në sajë të zgjedhjeve vendore të cilat zhvillohen në Shqipëri këtë të djelë më 21 qershor, ambasadori gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffmann përmes një deklarate për mediat ka kërkuar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime. Sipas Hoffman Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv, i cili vendos fatet politike të vendit. 
“Zgjedhjet në një sistem demokratik janë shumë të rëndësishme, sepse qytetarët kanë kështu mundësinë të përcaktojnë se kush do të duhet të drejtojë fatet politike të vendit. Zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptare/ë mund të vendosin ditën e djelë, se kush do të përfaqësojë interesat e tyre në nivel lokal vitet e ardhshme. Kjo është një mundësi për të bashkëformësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe shpresa ime është, që shumë shqiptarë të përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur. 
Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv! Pikërisht në një vend, që është kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, zgjedhjet vëzhgohen me vëmendje të veçantë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, e për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ato të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore“, shprehet Hoffman.
Sigal