Hoffman: Nuk e dimë se kur do hapen negociatat, presim progres-raportin

469
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman nuk di një afat kohor se kur do të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndryshe nga Presidenti i së majtës në Parlamentin Europian, Gianni Pittella I cili pak ditë më parë gjatë vizitës në Tiranë u shpreh se besonte se 2016 ishte viti i çeljes së negociatave
“ Procesi i zgjerimit kërkon kohë, nuk e dimë kur do të hapen negociatat për anëtarësimin, po presim progres-raportin që do të dalë në ditët në vijim”, tha ambasadori Hoffmann sot paradite në Konferencën “Shqipëria në Procesin e Berlinit: Vlerësime dhe Rekomandime – Vjeshtë 2015”
Për ambasadorin e Francës, Bernard Fitoussi “Lufta në Kosovë ndali procesin që synonte të bashkonte vendet e Ballkanit në bashkëpunim rajonal, por BE nxori mësime dhe vijoi politikën.
Sipas tij, “Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë do të mbeten elementet thelbësorë të BE. Për këtë arsye BE i kushtoi bashkëpunimit rajonal 10% të fondeve të Para-Aderimit”.
Konferenca u organizua nga ShtetiWeb sot në Hotel “Tirana international”. Të ftuar ishin ambasadorët e disa prej vendeve të BE që diskutuan mbi procesin e Berlinit dhe rrugën e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE.
Sigal