“Historia filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokëlyer”, Tahiri tjetër mesazh pas vendimit të gjykatës

168

Pasi ka folur jashte Gjykates per Krime te Renda qe vendisi shtyrjen e seances se radhes ne shtator, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, duke mos e kursyer ironine me zvarritjen e procesit ne ngarkim te tij.

Teksa ka postuar foton, duke mbajtur ne dore nje breshke, Tahiri shkruan: “Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer”.

Me avash se Breshka…
U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim 😳😳😳
Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.
Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!
Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.
P.S. Me gjithe respektin per breshken…