HIPOTEKAT / REAGON MINISTRIA E DREJTËSISË

463
Ministrja Gjonaj: Regjistrimi i tokave bujqësore, objektivi i qeverisë deri në mesin e 2019
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një takim në qarkun e Durrësit theksoi, se regjistrimi i tokave bujqësore është objektivi i qeverisë deri në mesin e vitit 2019. Ministrja Gjonaj bashkëbisedoi me qytetarët për një sërë arritjesh dhe çështjesh ndër të cilat veçoi: “Dhamë llogari për çfarë kemi bërë në drejtim të urbanizimit të këtyre zonave me shumë problematika të trashëguara për 25 vjet rresht, duke investuar në infrastrukturën rrugore, në shkollat dhe qendrat shëndetësore. Së bashku me deputetët e zonës; Milva Ikonomi dhe Rolant Xhelilaj u dhamë lajmin e mirë të miratimit të projektit dhe financimit për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Jubë, Katund i Ri, Qerret, Erzen, Bisht Kamëz dhe Rinia.

-Reforma në Drejtësi, Vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve ishte gjithashtu pjesë e informimit të qytetarëve, reformë, e cila na dha Rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në.

-Diskutim i rëndësishëm ishte edhe ai për çështjet e pronësisë, që në këto dy njësi administrative janë nga problemet më të mprehta. I sigurova banorët se çështja e pronave është çështje prioritare që me reformën, të cilën e kemi ndërmarrë do t’i gjejmë një zgjidhje ligjore problemeve të titujve të pronësisë, pasi është një problem i mbartur kompleks për gjatë 25 viteve.

-Objektivi i Qeverisë deri në mesin e vitit 2019 është regjistrimi i titujve të pronësisë që kanë të bëjnë pikërisht me tokën bujqësore si dhe trajtimi në mënyrë të integruar të titujve të pronësisë nëpërmjet agjencisë së re.

-I ftuam banorët e Katundit të Ri dhe Sukthit të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes duke iu drejtuar platformës ‘Shqiperiaqeduam.al’ dhe i garantuam se takimet me ta do të vijojnë edhe në të ardhmen si pjesë e devizës sonë për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm dhe për të qenë pranë problemeve e shqetësimeve të tyre.

-Duke iu garantuar se ankesat e tyre mundësojnë, jo vetëm zgjidhjen e ankesave të tyre, por njëkohësisht dhe largimin nga administrata të atyre punonjësve, të cilët abuzojnë me ligjin, me detyrën dhe që kërkojnë ryshfet në këmbim të shërbimit që duhet t’i ofrohet qytetarit”. 
Sigal