Hipotekat, mashtrimi me emërimet nga PS

945
Mashtrimi i kryeministrit me hipotekat, ja kush janë drejtorët e Rilindjes në rrethe
Zbardhet lista e drejtuesve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe. Del në dritë mashtrimi i kryeministrit Edi Rama para qytetarëve për mosmbajtje të premtimeve
Kryeministri Edi Rama, tashmë ka ndryshuar strategjinë e të bërit fushatë. Për t’iu larguar vëmendjes së dështimeve të qeverisjes së tij në katër vite dhe për të mos dhënë llogari lidhur me premtimet e pambjatura, Rama është hedhur në kundërsulm. Një nga sektorët tek i cili mbështeti një pjesë të premtimeve në vitin 2013, është hipoteka. Qytetarët në katër vite u ndjen të zhgënjyer nga shërbimi i ofruar. Mëgjithatë, Rama tashme ka gjetur fajtorin. Për të larguar përgjegjësinë nga vetja, vazhdimisht në ditët e fundit të fushatës, ai ka hedhur akuza të forta kundër lëvizjës Socialiste për Integrim. Është shprehur se në sportelet e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rreth 40 mijë qytetarë, nuk po marrin dot shërbimin dhe faji për këtë sipas Ramës është i një partie tjetër. Ndonëse nuk ka preferuar ta thotë me emër, Rama ka hedhur akuza kundër LSI-së. Por në të vërtetë, pjesa më e madhe e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, drejtohen nga përfaqësues të Rilindjes, emëruar direkt nga kryeministri Edi Rama. Në kryeqytet, ku ekzistojnë edhe problemet më të mëdha, në krye të kësaj zyre të shumëpërfolur ndodhet Lediana Bardhi, e cila është emëruar drejtpërdrejtë nga vetë kryeministri Rama në vitin 2015. Por në asnjë rast, Rama nuk e zë në gojë emrin e bardhit, duke ia faturuar gabimet personave të tjerë, jo përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në zyrat rajonale. Në një tjetër qytet të madh, në Durrës, drejtues për periudhën 2013-2015 ka qenë Jurgis Çyrbja. Ky i fundit sot është kandidat i PS-së për Qarkun e Durrësit. Vendi i tij nuk është zëvendësuar nga ndonjë emër i ardhur nga parti të tjera, por nga Ani Dyrmishi, një tjetër përfaqësues i PS në këtë qytet. E të flasim pastaj për Kavajën, një nga qytetet ku ligjin deri para pak kohësh e ka bërë ish-kryetari i Bashkisë Elvis Rroshi, i cili ndonëse nuk është më në atë post, bënë fushatë, duke u premtuar qytetarëve se pas 25 qershorit do të punojë për ta. Drejtues i hipotekës nëkëtë qytet është Seit Cikalleshi, i cili në detyrë është prezantuar nga ish-kryebashkiaku i larguar nga ligji i dekriminalizmit, Elvis Rroshi. Cikalleshi është dhe vjehrri i Kryetarit të PS në Kavajë. E lista vazhdon me Gjirokastrës, ku drejtues i hipotekës në tre vite ka qenë Florian Hysi, kryetar dhe drejtues i forumeve të PS. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në këtë qytet është emëruar pas tij, Meleq Karabina një tjetër socialist i njohur i degës së PS-së. Në Qarkun Berat, drejtues të zyrës së hipotekës ka qenë përfaqësues i PS-së, Arben Baxhia, i kallëzuar penalisht nga KLSH-ja për shpërdorim detyre. Edhe zëvendësues i tij është zgjedhur nga strukturat e PS-së. 

Lista e drejtuesve të hipotekave në rrethe të zgjedhur nga PS 
-Tiranë, Lediana Bardhi, e emëruar nga Kryeministrit, në vitin 2015 

-Durrës, Jurgis Çurbja, 2013-2015, aktualisht kandidat i PS Durrës, Ani Dyrmishi, 2015-2017 -Vlorë, Rezart Elmazi, drejtori aktual i hipotekës në Vlorë, pjesë e strukturave të PS Vlorë, Ina Luçi, emëruar në vitin 2013. Aktualisht drejtoreshë e IMK-së Vlorë, Loreta Alushi, emëruar në vitin 2015. 

-Elbasan, Oltion Kokunja, ish-punonjës i Bashkisë Elbasan
-Korçë, Klajdi Terrova, pjesë e strukturave të PS
-Berat, Arben Baxhia, pjesë e strukturave të PS. I kallëzuar penalisht nga KLSH për shpërdorim detyre
-Kavajë, Seit Cikalleshi, vjehrri i Kryetarit të PS
-Gjirokastër, Florian Hysi, 2013-2016, drejtues i strukturave të PS Gjirokastër
-Sarandë, Meleq Karabina, Klodian Micka dhe pjesë e strukturave të PS Sarandë, Adriana Shehu. ( U shkarkua pak ditë më parë nga Ministri Teknik i Drejtësisë, nga detyra për pjesëmarrje në takimet e PS). 
-Dibër, Fatmir Mikli, vëllai i kryetarit të PS-së Afrim Mikli.
Sigal