“Himara” zbret në Kuvend, Rama i kërkon llogari Bashës: Çfarë donte PD atje?

400
Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha kanë shkëmbyer batuta dhe kundërbatuta në Kuvend, ndërsa të paktën tre herë gjatë replikave Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të japë përgjigje se pse PD-ja zbriti në Himarë dhe foli me të njejtën gjuhë si opozita greke për një projeKt që sipas tij, është tërësisht i ligjshëm, prishja e ndërtimeve në kuadër të rikualifikimit urban.
“Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Repubilkës së Shqipërisë dhe pse kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Keni shkelur Kushtetutën dhe keni firmosur një marrëveshje që cënon interest kombëtare. Në Himarë ka një project, është tërësisht i rregullt, pot ë pyes sërish, pse u shfaq dje PD-ja në Himarë dhe mbajti qëndrime të njejta si opozita greke”,- u shpreh Rama.
Ndërsa më herët kryeministri u shpreh: “Lulëzim hajde këtu, jepi përgjigje shqiptarëve sot nga veriu në jug, çfarë donte PD në Himarë? Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë, jep llogari? Çfarë është Himara për ty?
Kryedemokrati replikoi disa herë me të, por, asnjëherë nuk iu përgjigj për Himarën.
Sigal