Himara, shteti grek vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë

418
Sigal

Shteti grek
vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, duke rikthyer në
vëmendjen çështjen e Himarës. Dje zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Gianni
Amanatidi ka treguar për mediat tensionin e disa ditëve më parë mes dy vendeve.
“Fillimisht, Ministria e Jashtme shprehu
shqetësimin dhe i ftoi autoritetet shqiptare të anulojnë planin e prishjes së
shtëpive në Himarë. Për shkak të qëndrimit negativ të Shqipërisë, thërritëm
ambasadorin shqiptar në Athinë. Dua t’ju informoj, se për momentin, nuk ka
zhvillime negative në Himarë. Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër këtë çështje
përmes kanaleve tona diplomatike në vendin fqinj”,
u shpreh zv/ministri i
Jashtëm i Greqisë. Ai i ka rikujtuar edhe njëherë Shqipërisë, se respektimi i
të drejtës së pronës dhe minoritetit është një nga 5 prioritetet e BE që duhet
të respektohen për hapjen e negociatave, duke kërcënuar indirekt me veto në
rast se vazhdon shembja e banesave në Himarë. “I kemi bërë të qartë palës shqiptare se Qeveria greke i kushton shumë
rëndësi respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhe pronën, janë pjesë e 5
prioriteteve kyçe të Tiranës zyrtare, që duhen respektuar për hapjen e
negociatave për anëtarësim në BE”,
u shpreh numri dy i diplomacisë greke.