Hila refuzon ftesën për në Kongres: S’mund të isha pjesë e një farse

464
Dritan Hila është një ndër zërat kritikë ndaj Ramës, e pa më të voglin problem ai hedh edhe akuza në postimet që bën në rrjetin social Facebook. Rasti i Kongresit nuk i ka shpëtuar, për ti dhënë shuplakën e radhës me mos pjesëmarrjen. Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shpjegon pse refuzoi që të shkonte në punimet e Kongresit të Partisë Socialistëve, edhe pse kishte marrë ftesën.
“Not in my name. Sot kisha mandatin për të marrë pjesë në Kongres. Nuk vajta. Nuk mund të isha pjesë e një farse që hapet nga Erjon Veliaj, shkatërruesi i parkut dhe përfaqesuesi i lobeve të betonit. Nuk doja ta shikoja këtë tallje që Edi Rama po i ben të majtës, duke e përshëndetur me Erion Veliajn. Nuk mund të isha pjesë e një farse që drejtohet nga nje banalitet si Taulant Balla. Nuk doja të shikoja si serviloset Servet Pëllumbi dhe e bën kauzën e të majtës çamçakëz për ca interesa banale. Nuk doja të shikoja si ajo parti po kthehet në një dhomë biznesi oligarkësh. Le ta bëjnë çfarë të duan, por jo edhe në emrin tim”, përfundon reagimin ai.
Sigal