Hije skandali me kompaninë italiane që ndërton bypass-et e Fierit dhe Vlorës

442
Një kompani italiane e kontraktuar nga shteti shqiptar për të ndërtuar rrugët e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, është shitur në mënyrë të dyshimtë, ndërsa është e paditur në gjykatë nga disa kompani shqiptare për mos-shlyerje detyrimesh në vlerën e afro 17 milionë eurove.
Bëhet fjalë për kompaninë italiane ‘Serenissima’ e cila ka fituar tenderat e ndërtimit të dy bypass-eve, por aktualisht kjo kompani është paditur nga nënkontraktori shqiptar ‘AE Construction’, për detyrime të pashlyera, ndërsa firma shqiptare nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka denoncuar sot publikisht dhe shitjen e kompanisë italiane në mënyrë të dyshimtë.

Në njoftimin për shtyp të palës shqiptare thuhet:
Edhe spe jemi të mendimi se kundrejt kësaj shoqërie duhet të ishin aplikuar penalitete e të ishte kërkuar llogaridhënie për dështimin e menaxhimit të saj për projektet në fjalë, vihemi në dijeni se shoqëria Serenissima Costruzioni S.p.A., me ndërmjetësimin e z. Marco Lacaita
– si të mos mjaftonte, blerësit e rinj të kësaj shoqërie që përfaqësohen nga shoqëritë L.C.I. S.r.l.
Zoti Marco Lacaita edhe pse nuk ka asnjë tagër ligjor për të vepruar në emër të asnjë shoqërie është vetëdeklaruar si Administratori i Deleguar i shoqërisë Serenissima Costruzioni S.p.A. dhe ka kryer bisedime me shoqëri të ndryshme që kanë punuar në kantier duke i propozuar shlyerjen e borxheve me 30% të detyrimeve.
Përveç aspektit civil është e paimagjinueshme dhe e dënueshme penalisht që një person paraqitet në zyrë pa asnjë autorizim dhe pa asnjë regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe jo vetëm pretendon se përfaqëson shoqërinë kontraktore por ofron edhe zgjidhje të një situate që në këndvështrimin tonë është tashmë pa asnjë rrugëdalje falë abuzivitetit të plotë të shoqërisë Serenissima Costruzioni S.p.A.
Nga verifikimet e kryera në QKR rezulton se juristi Marco Lacaita ka qenë dikur avokat i kompanisë ‘Serenissima’ dhe nga ana tjetër ai rezulton ortak i lidhur (tërthorazi) i kompanisë LCI s.r.l në Tiranë, kjo e fundit është dhe kompania që ka shpallur blerjen e firmës ‘Serenissima’.
Dokumentet e QKR-së orientojnë se shitja mund të jetë fiktive, pasi palët shitëse-blerëse, janë të lidhura mes tyre, ndërsa kompania shqiptare ‘AE Construction’ ka pretenduar se akti i shitjes është thjesht një truk i kompanisë italiane për t’u shmangur nga përgjegjësia penale e gjyqeve dhe për të lënë damkën e ndërprerjes së punimeve tek kompanitë ‘fantazmë’.
Sigal