Hidhen sërish tymuese përballë kryeministrisë, studentët: Kërkojmë të plotësohen kërkesat tona

456
Sigal

Studentët të cilët po protestojnë prej disa orësh apra kryeministrisë kanë hedhur sërish që të hedhin flakadanë përballë kryeministrisë.

Kjo ka bërë që një pjesë e studentëve të kërkojnë largimin e personit që hodhi flakandanët, pasi sipas tyre protesta duhet të jetë paqësore. Por një pjesë e tyre mendojnë se duhet të përshkallëzohet dhe më tepër protesta pasi kryeministri nuk po u jep një përgjigje.

“Edhe mund të jenë studentë ato që i hodhën tymueset, pasi kështu si po vjen gjendja duhet të ketë diçka ndryshe. Kur nuk ka një përgjigje të saktë nga kryeministri, protesta duhet të përshkallëzohet dhe të bëhet pak më agresive.”- u shpreh një student për Fax News.

Kujtojmë se para kryeministrisë ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.

Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.