Hetohen dosjet e rrugëve

509
Sigal

Shqiptarët do të paguajnë 10 milionë euro intereaa fiktive për koncesionet e rrugës së Milotit dge Orikumit. Ja letra e audituesve drejtuar Ramës, Ruçit, Braçes dhe Ballukut

KLSH: Qytetarët shqiptarë do paguajnë 10 milionë euro interesa fiktive për Koncesionet

Dy ditë para votimit në Kuvend, Institucioni Auditues i Shtetit, KLSH i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit që të tërhiqen nga miratimi i koncesioneve për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat. KLSH i ka dërguar një letër Edi Ramës, Erjon Braçes, Gramoz Ruçit dhe ministres së infrastrukturës Belinda Balluku ku i kërkon rishikimin e dy kontratave, pasi, sipas KLSH, kanë shkelje serioze ligjore dhe pasaktësi të mëdha financiare. “Pasaktësitë e mëdha të konstatuara në këto kontrata i bëjnë modelet e tyre financiare jo të besueshme dhe të paqëndrueshme në aspektin e vërtetësisë së anës financiare.” Në dokumentin e KLSH listohen një sërë parregullsish, ku më flagrantja është ajo, se buxheti i shtetit do i paguajë dy kompanive koncesionare gati 10 milionë euro interesa fiktive, për hua që nuk ekzistojnë. “Vetëm për kontratën e Milot-Balldren, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme prej 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit.” Sipas KLSH, interesa fiktive do të paguhen edhe për rrugën tjetër Orikum-Dukat, ku ka llogaritje gabim të interesave, por edhe marrje të panevojshme kredie. “Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit.” Pra, në total për të dy rrugët, sipas KLSH-së, qeveria do të paguajë gati 10 milionë euro interesa fiktive. Por organi suprem i auditimit thotë, se përtej pagesave shtesë të interesave, dy rrugët kanë rreziqe të mëdha për financat e shtetit, të cilat burojnë nga kursi i këmbimit dhe mekanizmat e tyre të financimit.

KLSH: Vetëm për kontratën e Milot-Balldren, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara prej 6.1 milionë eurosh. Për rrugën Orikum – Dukat, ku ka llogaritje gabim të interesave, do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme