Hetimi ndërkombëtar kryqëzon Ministrin

606
Të shumtat janë denoncimet që janë bërë për skemat e abuzimeve dhe të vjedhjeve me ilaçet nëpër spitale. Por deri tani, ende nuk kemi asnjë të gjykuar e të dënuar. Dje, ish-kryeministri Berisha bëri të ditur nga salla e seancës plenare se si në Shqipëri nën mbikqyrjene e autoriteteve të barnave është toleruar një skemë e tërë mafioze. Farmaci fiktive dhe receta me vulat e mjekëve dhe përfitimi miliona euro. Ilir Beqaj Ministri i Shëndetësisë pohon se raporti i auditit të qeverisë e ka hartuar nëj raport të tillë i cili është dërguar në prokurori.
Skema e vjedhjes së 1.5 miliard lekëve me ilaçe
Ish kryeministri Berisha ka zbardhur skemën që sipas tij është vënë në fuksion nga zyrtarë të qeverisë vjedhjen e ilaçeve, në vlerën e 1.5 miliardë lekëve. I përfshirë në këtë aferë Berisha tha se është nëndrejtori i ISKSH, Skuraj, i cili ka bashkëpunuar me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Drejtuesi i ISKSH –së tha Berisha ka në pronësi 4 farmaci, 2 në emër të vëllait dhe dy në emrin e tij. Përmes recetave të faslifikuara ai ka kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve që duhet t’i përfitonin ato me rimbursim, u shpreh në parlament ish kryeministrit Berisha. Po kështu, Berisha tha se me nisjen e kontrollit nga kryeministria, këto farmaci e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar. Edhe këto veprime janë në shkelje të ligjit, tha Berisha, duke shtuar se në këtë mënyrë Skruaj dhe Beqaj u përpoqën të fshehin skandalin. 
Ministri Beqaj pranon vjedhjen
Fshehja ka vijuar më tej, sipas Berishës, pasi raporti prej 42 faqesh ka përfunduar në zyrën e kryeministrit, por ai e ka bllokuar atë. Ministri Beqaj pranoi raportin dhe tha se i është referuar prokurorisë. Ai i tha se ndaj disa farmacive janë vënë gjoba dhe shmangu komentet e mëtejshme mbi këtë çështje. Kjo megavjedhje po ndodh në sistemin shëndetësor në vend sipas ish kryeministrit Berisha i cili kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor paralamentar. Argument ka një raport prej 42 faqesh hartuar nga Departamenti i Kontrollit të Këshillit të Ministrave.
OBSH po heton skandalin e ilaçeve në Shqipëri
Skandali me ilaçet që u denoncua dje në parament nga kryeministri Berisha është konstatuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo supervjedhje e ilaçeve është bërë objekt hetimi i kësaj organizate që pritet të publikojë edhe një raport mbi mekanizmin e vjedhjes së barnave të rimbursueshme. Dëmi sipas opozitës është 1.5 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk u përgënjeshtrua nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që e pranoi vjedhjen e kryer nga ISKSH. Ekspertët e OBSH kanë zbuluar se një listë e gjatë barnash rimbursohej ende pa u futur në Shqipëri. Përmes recetave false jepeshin rimbursime për sasi të mëdha ilaçesh që në Shqipëri hynin disa muaj më vonë. OBSH ka zbuluar po ashtu se në Shqipëri, në periudhën dhjetor 2013 – prill 2014, kur është konstatuar vjedhja, janë futur në Shqipëri sasi barnash disa herë më shumë sesa nevoja që ka popullsia. Vetëm insulinë është futur një sasi dy herë më e madhe sesa do të nevojitej nëse e gjithë popullsia shqiptare do të vuante nga diabeti, thuhet në raportin që OBSH pritet të publikojë në lidhje me këtë skandal të përmasave të mëdha. Nga hulumtimi i ekspertëve të OBSH rezulton se nga ky aktivitet kriminal përfitonin disa shtëpi farmaceutike dhe disa farmaci fantazmë, që importojnë medikamente të ndryshme kontrabandë. Janë barna kryesisht për sëmundje të rënda, të pashërueshme, që të prekurit prej tyre i përfitojnë falas, pasi subvencionohen nga buxheti i shtetit. Një pjesë e madhe e buxhetit për rimbursimin mendohet se është vjedhur përmes kësaj skeme. Ish kryeministri Berisha akuzoi si organizator të saj nëndrejtorin e ISKSH –së dhe vetë Ministrin e Shëndetësisë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka këtë raport prej prillit të vitit 2014 dhe e ka mbajtur të fshetë për të mbyllur skandali.
Ilaçet në QSUT mbahen në depo me lagështirë
Edhe pse shumë herë janë bërë inagurime të gjithfarshme në spitalin më të madh të vendit, në atë “Nënë Tereza” në Tiranë, prapëseprapë, ilaçet dergjen në mjedise dhome me lagështirë, dhe ruhen në temperatura dhome për një ndërkohë të gjatë. Pacientët në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë shpesh janë ankuar se kanë marrë mjekimim, por nuk ju ka dhënë rezultat. Pra, me një fjalë, ilaçet që përdoren në QSUT mund të jenë të skaduara, për shkak se ato ruhen në mjedise që nuk plotësojnë kushtet dhe standartet. Në depon qendrore po shkarkoheshin barna në mure vihet re lagështi. Çatia duket në gjendje të mjerueshme. Ilacet ruhen edhe në frigoriferë, por një pjesë mbahen edhe nëpër dollape në temperaturën e dhomës.
Sigal