Hetimi i Elez Gjozës, reagon zv/kryeministrja Mandia: Të hetojë prokuroria

416
Deklaratë e Zv/Kryeministre: I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilloj një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndajadministratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit të këtij viti. 

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit 
Sigal