Hetimet për IMSI CATCHER, PD: U përdor vetëm për përgjime

408
Sigal

Komisioni Hetimor po zhvillon mbledhjen lidhur me përdorimin e pajisjes IMSI CATCHER nga Ministria e Brendshme dhe pretendimet për përgjime.

Kryetari i Komisonit, Flamur Nok,a deklaroi në Komision se futja dhe përdorimi i pajisjes së p0ërgjimit nga autoritetet tona është një krim dhe se është cënuar rëndë siguria kombëtare.

Flamur Noka: Rezulton që pikat e  marrëveshjes me Interforcën kanë të bëjnë me trajnimet dhe nuk kanë asnjë pikë që flitet që strukturat e policisë së shtetit mund të fusin ndonjë pajisje në mënyrë të paligjshme dhe ta përdorin atë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në fund nga ana jonë ka rezultuar se është kjo pajisje, mund dhe të jetë  përdorur për të përgjuar drejtues shteti, deputetë, politikanë, diplomatë, prokriorë, gjyqtarë, gazetarë, biznesmenë. Nga informacionet që opozita ka disponuar dhe disponon, rezulton se mund të ketë ndërhyrje disa herë në segmentin e aparatit fundor antenë ligjore të pajisjes, çka nënkupton se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e kësaj pajisje.

Është përdorur jo thjesht për praktikë, por për efekte të punës së përgjimit dhe monitorimit. Mjeti sëbashku me pajisjen e montuar ka lëvizur nga një specialist shqiptar i policisë shqiptare në disa pika të territorit të Tiranës dhe vendit. Ka dokumenta që është futur në disa institucione. Mund të ketë kryer dhe ka kryer veprime të pautorizuara dhe pa asnjë urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme.

Pajisja nuk ësktë përdorur vetëm nga oficerët italianë të Interforcës për trajnime. Është përdorur nga punonjës të policisë shqiptare pa praninë e oficerëve dhe autoriteteve italiane.Të gjitha këto fakte dhe prova në dhunim flagrant të Kushtetutës, ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut.Nga ana e autoriteteve tona me futjen dhe përdorimin e kësaj pajisje është kryer krim.Në gjykimin tonë është cënuar rëndë siguria kombëtare.

Pjerin Ndreu: Ne sot jemi në fazën e dyshimeve të arsyeshme. Nuk kemi provuar asgjë. Jemi në fazën e dyshimeve. Termat duhet të ndryshohen dhe të bëhen: Dyshohet se… Nëse ti ke fakte, ne akoma nuk jemi të bindur. Për këtë histori ka një hetim, duhet t’i drejtohemi me një shkresë Prokurorisë deri në ç’fazë janë hetimet dhe sa na lejohet ne që disa nga personat që keni shkruar për ti thirrur këtu, dhe të thirren nga Komisioni Hetimor se mos gjatë pyetjes ne nxjerrim sekret hetimor dhe dëmtojmë rëndë hetimet, duhet të jemi në harmoni.

Flamur Noka: Si opozitë ne i kemi të dokumentuara. Ne do të shohim nëse do vërtetohen këto që themi ne.

Kletis Kruja: Komisionin e kemi kërkuar ne si opozitë dhe jemi nisur nga prova, informacione quajeni si të doni, që kemi ne për shqetësimin që kemi pasur për ekzistencën e këtij aparati. Kemi bërë dhe seanca dëgjimore.Nuk janë konkluzionet finale.Tani fillon punën Komisioni, plani është paraprak. Ka një hetim Prokuroria. Le të vinë të dëshmojnë prapë, kush është sekret hetimor sigurisht është sekret.Prokuroria ka punën e vet, ne nuk jemi komision që bëjmë hetim penal. E kryen Prokuroria.Përfundimet finale nëse biem dakort është mirë të bëjmë një raport final, nëse nuk biem dakort do shkojmë me dy raporte.Përfundimet që do nxjerrim do t’i çojmë në Prokurori dhe Prokuroria do të bëjë punën e vet.