Hetimet për Babanin, Bardhi ‘premton’ fakte të reja: Largimi i kriminelëve nga pushteti, betejë e PD-së

165

Partia Demokratike do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera, të cilat sipas tyre vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte në Shkodër në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve në degën e Shkodrës.

“Largimi i kriminelëve nga pushteti, betejë e gjatë e PD-së,“-mësohet se është shprehur Bardhi.

Nga ana tjetër Bardhi i pyetur në lidhje me aksionin opozitar është shprehur se protestat do të vijojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama duke mohuar se ato ndikojnë në rrugën drejt BE-së.

“PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme,“-u shpreh ai.

Partia Demokratike ka nisur akuzat për kreun e Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani. Sipas PD Babani është arrestuar dhe dënuar dhe krimet i ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Vetë Babani e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

Save

Share