Hetim Rezervave të Shtetit për shitjen e automjeteve të sekuestruara dhe objekteve të ndërtimit

635
Situata e rënduar e krimit të organizuar ka bërë që hetimet e organeve të specializuara të shtrihet edhe në drejtoritë të cilat direkt apo indirektë kanë qenë suport dhe mbështetje për trafikantët e drogës, të kontrabandës, biznesmenët të hekurit, shitjes së skrapit dhe automjeteve të sekuestruara, të pijeve alkoolike, ushqimore, veshmbathjes, detergjenteve dhe objekteve të rezervave të shtetit, dhënies me qira dhe ngutjes për të privatizuar edhe objektet e tjera që janë në pronësinë e Rezervave të Shtetit. Faktet tronditëse që ish-magazinat e Rezervave të Shtetit kanë qenë bazë e grumbullimit dhe përpunimit të hashashit, si në Përmet, Skrapar, në qarkun e Shkodrës e bëjnë të domosdoshme rifillimin e hetimeve dhe të hapjes së letrave për aktivitetin e Rezervave të Shtetit. Madje edhe një pjesë e tuneleve janë përdorur si bazë magazinimi dhe shpërndarjeje të hashashit. Në prokurorinë e kryeqytetit është dërguar një dosje për aktivitetin dhe shitjet e organizuara nga kjo drejtori, pasi diferencat skandaloze të shitjes së materialeve që gjoja ishin në prag të skadencës dhe atyre që janë blerë arrijnë nga 100% deri në 200% më shumë. Normale, që materialet apo edhe ushqimet mund të skadojnë, po pijet alkoolike të forta a skadojnë? Shikoni ankandet dhe është një tmerr i vërtetë. Po si ka mundësi që një pjesë e artikujve të shitura nga Rezervat e Shtetit dalin në ankand vetëm si vlerë, fjala bie: “Shiten verëra të ndryshme me fondin x”, por nuk thuhet se çfarë firme dhe çfarë cilësie janë” Kjo sepse ka verëra me 2 USD, por ka edhe verëra me 10 apo 30 USD. Gjithashtu në disa raste të tjera shitjet janë më sasi, çmim reference dhe vlerë totale. Gjithashtu shitja e qindra makinave të sekuestruara një pjesë e të cilave super luks, janë shitur për “skrap”. Pyetja që i bëhet drejtuesve të Rezervave të Shtetit është: A kanë blerë makina për skrap firmat për të cilat ka filluar hetimi ditët e fundit për lidhjet me ministrin Tahiri? A ka lidhje fakti, që qindra makina të shitura nga ministria e Tahirit i kanë blerë nëpërmjet Rezervave të Shtetit të Ministrisë së Brendshme pikërisht njerëzit që sot janë nën hetim? A ka lidhje mes Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, Irfan Dashi si Kryetar i PS së Kombinatit, si pjesë e stafit të Tahirit në fushatën elektorale në Kombinat, si vartës i ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme dhe firmës që ka blerë qindra makina për skrap? Ka edhe shumë fakte dhe pyetje të tjera, por që Drejtori i Rezervave Irfan Dashi duhet t’u përgjigjet për dijeninë dhe në respekt të hetimeve, transparencës qytetare dhe taksapaguesve shqiptarë.
Sigal