Hetim pasuror shoferit të Tahirit

449
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Gentian Ceka, thanë burimet e TCH, do të verifikohen nga prokurorët që kanë nën hetim dosjen “Habilaj – Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror, së bashku me të afërmit e tij. Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota, si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro. Prokurorët nuk japin detaje se për dyshimet që kanë përderisa e përfshinë edhe Cekën në listën e të hetuarve.
Sigal