Heqja dorë nga mandatit të Ndokës dhe arrestimi i Prengës, Ambasada SHBA: Përparim për Shqipërinë

53
Ambasada Amerikane në vendin tonë ka mirëpritur dy vendimet në lidhje me deputetët e PS. Lënien e mandatit të deputetit të PS, Arben Ndoka dhe arrestimin e deputetit Armando Prenga.
Në një reagim Ambasada deklaron se “këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë të vendit dhe se këto vendime janë pro sistemit politik me drejtues të standardeve të larta”.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA,
Arben Ndoka la mandatin e deputetit pas problemeve me drejtësinë italianë për favorizim prostitucioni. Një ditë më parë ish-deputeti socialist i dërgoi një letër grupit të PS ku shpjegonte arsyet e lënies së mandatit.
Ndërsa Armando Prenga u arrestua si i akuzuar për plagosje të rëndë, armaëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë në një ngjarje që ndodhi në Laç të shtunën e kaluar, pas konfliktit me familjen Cali.