Henze i kthehet Soreca-s: Si mund të funksionojë Policia në një shtet kushtetues jofunksional?

475
Sigal

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të zyrave të reja të RENEA-s.

Lidhur me këtë ngjarje, Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani i është kthyer ambasadorit Soreca përmes një komenti në Twitter.

“Ambasador, siç e dini, problemi i Shqipërisë është vetëm qeveria Rama. A mund të na thoni, ose më saktë, mund t’i tregoni komisionit hetimor në Parlamentin Europian, ku ju do të përgjigjeni personalisht, si duhet të funksionojë Policia në një shtet kushtetues jofunksional?”- shkruan Henze në komentin e tij drejtuar Soreca-s.