Helidon Bendo zëvendësoi Visho Ajazin, ky është profili i shefit të ri të SHISH

536
Pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit Ilir Meta Helidon Bendon, shefin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. 

Por kush është Helidon Bendo?
Përpara se të merrte detyrën e zv.drejtorit të SHISH në 22 prill 2016, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.
Sigal