Hedhja e shortit për KLGJ dhe KLP, reagon Bylykbashi: Procesi, i korruptuar politikisht

486
Në një deklaratë për mediat, deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, theksuar rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i djeshëm për KLGJ dhe KLP ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar.
Bylykbashi tha se “moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët”.
“Kandidaturat në pjesën dërmuese janë në kundërshtim me procedurat dhe ligjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vlerësim negativ nga ONM. Por kandidatët për KLGJ dhe KLP janë të kontrolluar nga Rama. Dje u vërtetua se në këtë proces janë vendosur filtra, për të përzgjedhur kandidaturat që i interesojnë Ramës. Ndaj themi së procesi i KLGJ dhe KLP është i delegjitimuar”, tha Bylykbashi.
Ndërkaq, deputeti Bardhi është ndalur tek emrat konkretë të kandidaturave.

“Ilir Panda ka qenë i angazhuar politikisht. Platforma e Alfred Ballës është plagjiaturë e një kandidati tjetër. Sokol Lamaj nuk ka paguar detyrimet tatimore”, tha deputeti Bardhi.
Sigal