Haxhinasto nuk i paguan AKTOR borxhin e 80 milionë euro, i kërkon edhe restot

531
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto shtyn për të gjashtën herë afatet e përfundimit të autostratës Tiranë- Elbasan, e cila, sipas kontratës duhet të përfundojë në 31 dhjetor 2015. Ka mëse 3 muaj, që janë pezulluar punimet që nga sheshrrotulli i TEG deri në hyrjen e tuneleve, të cilat, sipas premtimeve, do të vazhdojë deri në mesin e muajit tetor. 
Justifikimi i shtyrjes së afateve të punimeve

Sipas zyrtarëve të ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, AKTOR i është kërkuar një tjetër plan teknik për zonat me probleme gjeologjik dhe kjo është bërë shkaku që punimet janë ndërprerë këtu e 3 muaj. Drejtori i projektit të kësaj rruge, Aksel Qorduka thotë se firmës kontraktore Copri – Aktor i është kërkuar një tjetër plan teknik për zonat me probleme gjeologjike, pasi ai që kanë sjellë më parë nuk ka qenë i detajuar. Drejtori i projektit thotë, gjithashtu, se nga analizat e bëra janë konstatuar shumë parregullsi nga ana e kompanisë, por nuk mund të bëhen ende publike.
Lojrat e Haxhinastos, kërkon të përzgjedhë tjetër kompani kontraktore

Shumë pikëpyetje lindin edhe në vetë përgjigjen që jep drejtori i projektit të kësaj rruge. Në tenderimin që u bë fillimisht, përse ka devijime të planit? Nëse studimet gjeologjike nuk ishin ato të duhura, por tani, në ndërtim e sipër të rrugës, dalin probleme të ndryshme nga studimet e projektit, të cilat kërkojnë kohë, fonde shtesë, përse deri tani, nuk janë zgjidhur? Kush e ka përgjegjësinë? Si mundet drejtori i projektit, Aksel Qorduka të pohojë që nga analizat e tyre, janë vërrejtur parregullsi nga ana e kompanisë, AKTOR, por që nuk mund të bëhen publike? Përse nuk bëhen publike? Sa është kostoja e parregullsive? Ku i ka adresuar Ministria e Transporteve këto parregullsi dhe a u ka ngarkuar përgjegjësitë? Nëse deri tani ka heshtur, përse vallë? Mund të ngremë edhe pyetje të tjera, derisa projekti i realizimit të rrugës Tiranë-Elbasan është vënë në dyshim për mosrealizim në kohën e duhur. Të gjitha këto, tek e fundit dëshmojë përgjegjësitë e ministrit të Transporteve Haxhinasto, sepse siç pohojnë edhe vetë zyrtarët e vartësit e tij, çdo gjë nuk është trasnparente, por punohet në prapaskenë, për të bërë pazare të tjera. 
Ministri Haxhinasto kërkon ta zbojë AKTOR nga ndërtimi i rrugës

Punimet e rrugës Tiranë- Elbasan do të shtyhen. Përfundimi është për në fund të dhjetorit 2015. Ministri Haxhinasto kërkon që të përzgjedhë një kompani tjetër. Afatet janë shtyrë deri tani 5 herë. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto më parë ka paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për përmbushjen e detyrimeve për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan do të shihet mundësia për përzgjedhjen e një kompanie tjetër. Derisa tani, kërkohen nga AKTOR të paraqesë një një tjetër plan teknik për zonat me probleme gjeologjike, pasi ai që kanë sjellë më parë nuk ka qenë i detajuar. Por, duke gjetur këtë pretekst të një plani tjetër, ministri Haxhinasto, më shumë se zgjidhja kërkon që të gjejë shkaqe për ta ndjekur nga zbatimi i ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan kompaninë konktraktore. 
Haxhinasto nuk i ka paguar 80 milionë euro AKTOR

Çfarë përmendëm më lart, duket se janë fijet e një prapaskene të ministrit Haxhinasto. Qoftë projekti i ri që i kërkohet AKTOR, për problemet gjeologjike, por edhe ndërprerjet më shumë se 3 muaj, që janë bërë. Realiteti është krejt tjetër, derisa qeveria, domethënë ministria e Haxhinastos nuk i ka paguar punimet e kryera kompanisë AKTOR që arrin borxhin e 80 milionë euro. Pasojat janë, që shumë kompani të tjera nënkontraktuese, nuk janë paguar prej shumë muajsh, aq sa punëtorët e tyre herë pas here kanë shpërthyer në protesta. Dhe punimet tashmë janë ndërprerë, sepse kompanitë janë pa paguar nga ministri Haxhinasto, që ka akumuluar borxhin më shumë se 80 milionë euro. Kur qeveria e sotme është zotuar që do të shlyejë të gjitha borxhet e kompanive, që kanë kryer punimet. AKTOR është një nga kompanitë më të fuqishme të ndërtimit të rrugëve dhe autostratave në Europë, ndërtimet që ka bërë deri tani, sidomos me tunelet e Krrabës janë të standarteve botërore, mirëpo këto Haxhinastos nuk u hyjnë në punë, derisa në të vërtetë kërkon që ta ndjekë AKTOR, meqë tani është pjesa e pambaruar e rrugës. Por kush do ta mbajë përgjegjësinë këtë herë për mospërfundimin e punimeve në dhjetor të këtij viti siç parashikon marrëveshja?
Sigal