Haxhinasto me të rinjtë: LSI në 2013-n me ofertë ekonomike!

45

 LSI-ja do i drejtohet shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme me një program, i cili do të ngrihet mbi dy shtylla kryesore, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë. Ka qenë kjo garancia që ka dhënë zëvendës kreu i LSI-së, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi në kampin rinor në Jale me anëtarë të LRI-së. Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mirëmenaxhohen, theksoi Haxhinasto.  “Lëvizja Socialiste për Integrim, në të dy programet e saj, edhe në programin e 2009, edhe në atë të ardhmin ka vendosur punësimin si lajtmotiv kryesor të saj, kjo tregon se ne kemi një raport shumë të drejtë me kontributet e çdo qytetari shqiptar. Dëshiroj të theksoj një element dhe një shtyllë kryesore tjetër të programit, që është shtylla e tretë; investimi në kapitalin njerëzor, kryesisht investimi për rininë”,-tha ai.