Haxhinasto dhe Baake në Durrës: Nga kompanitë Gjermane kërkojmë standartin më të lartë

447
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim bilateralme Sekretarin e Shtetit të Ministrisë Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Energjisë, Rainer Baake, në kuadër të vizitës së tij si pjesë e delegacionit që shoqëronte Kancelaren Gjermane Angela Merkel në vendin tonë.
Ministri i shprehu Baake vlerësimin më të lartë për mardhëniet shumë të mira me Gjermaninë në fushën e Transportit dhe Infrastrukturës, por edhe mbështetjen e Gjermanisë në proçesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.
Ministri Haxhinasto, e informoi Baake mbi zhvillimet më të fundit në transport dhe infrastrukturë, me qëllim synimin e përfshirjes më të madhe të investitorëve gjermanë në zhvillimet dinamike që po ndodhin në sektorin e transportit dhe infrastrukturës në vend. Ai vijoi, duke thënë se shumë energji dhe punë po shkon drejt reformave rregullatore dhe drejt standardeve, ku veçohen rregullat teknike për ndërtimin e rrugëve dhe ujë sjellës kanalizimeve, planet e zhvillimeve strategjike të sektorit, etj.
Delegacioni gjerman ne portin e Durresit (3)Në vijim, Ministri foli për arritjet në liberalizimin e tregut të shërbimeve në transport, ai përmendi liberalizimin e tregut të aviacionit civil dhe atij të transportit detar. Gjithashtu, ai theksoi se përpjekjet duhen intensifikuar, bazuar në gjetjet e fundit të një studimi të Bankës Botërore, për eliminimin e barrierave jo-fizike, për shkak të të cilave transportuesit kanë kosto 10 herë më shumë në pikat tona kufitare, se sa transportuesit Evropianë.Të gjitha këto masa, Ministri Haxhinasto i konsideroi si parakusht për zhvillimin dhe integrimin e sektorit:
“Pra, kjo është strategjia jonë, fokusi jo vetëm tek ndërhyrjet fizike, por vendosja e një baze të fortë politikash dhe rregullatorë ku ndërhyrjet fizike të funskionojnë më së miri, për shërbimin më të lartë për qytetarin”- tha ai. Inovacioni, vijoi Haxhinasto, është një ndër elementët që ne po aplikojmë në fushën eshërbimeve të transportit, ku po punohet për rinovimin e flotave dhe sistemeve inteligjente të biletimit apo matjes së konsumit. Sa i përket ndërhyrjeve në infrastrukturën fizike, proçesi i Berlinit ka shërbyer si katalizator në identifikimin e projekteve të duhura. Proçesi i Berlinit na ka ndihmuar në përfshirjen e disa segmenteve tona në rrjetin bazë të korridoreve Evropiane. Në kuadër të kësaj nisme, është Autostrada Adriatiko-Joniane, e cila hyn në Shqipëri në pikën e Muriqanit dhe vazhdonnë drejtim të Jugut, deri në Greqi. Për gjurmën e saktë, dy ditë më parë, u takua në Podgoricë grupi teknik i cili po finalizon aplikimin e përbashkët për kryerjen e studimit të fizibilitetit.
Sa i përket lidhjeve hekurudhore, Haxhinasto u ndal tek nevoja për përmirësim të hekurudhës drejt Malit të Zi dhe realizimi i lidhjes së munguar me Maqedoninë. Edhe për Portet, ai u shpreh se është e nevojshme, rregullimi i veprimtarisë së tyre, duke synuar rritjen e përdorshmërisë së kapaciteteve aktuale, veçanërisht në Portin e Durrësit. Duke folur për prezencën e kompanive gjermane në Shqipëri, Ministri Haxhinasto vlerësoi veprimtarinë e disa subjekteve konçesionare Gjermane në vendin tonë, ku cilësoi standardin më të lartë gjerman si pritshmëri ndaj këtyre kompanive.
Ai përmendi si të suskseshëm koncesionin e Aeroportit “Nënë Tereza”, ku edhe informoi zyrtarin gjerman se është duke negociuar me këtë konçesionar për të mundësuar heqjen e ekskluzivitetit që TIA zotëron mbi fluturimet ndërkombëtare, parakusht për zhvillimin e aeroporteve të reja në vend, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe ekonomisë vendase.
Sigal

Vizita në Portin e Durrësit:

Delegacioni gjerman ne portin e Durresit (1)Ministri Haxhinasto dhe zoti Baake zhvilluan edhe një vizitë në Portin e Durrësit, për të ndjekur nga afër operacionet në portin më të madh të vendit, ku ushtrojnë aktivitet edhe dysubjekte private gjermane. Në një dalje për media, Ministri Haxhinasto ritheksoi se transporti dhe infrastruktura Shqiptare, në kuadër të zhvillimeve të fundit në planifikimin e tyre si pjesë e rrjeteve bazë dhe gjithëpërfshirëse të rajonit dhe të Evropës, paraqesin mundësi potenciale angazhimi të mëtejshëm të kompanive gjermane.
Drejtori i APD, pasi i uroi mirëseardhjen mysafirëve nga Gjermania i njohu ata me disa nga karakteristikat e portit më të madh të vendit tonë. Ai vlerësoi investimet e rëndësishme të qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e portit të Durrësit dhe kthimin e tij në një port tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj. “80 përqind e portit tashmë është dhënë me konçesion”, tha më tej Shalsi, duke nënvizuar se në hapësirën portuale ka ende mundësi investimi për të ardhmen, duke synuar dhënien me konçesion edhe të Terminalit perëndimor, i vetmi që vazhdon të menaxhohet nga APD.
Përvoa e krijuar me kontratat e konçesioneve në 2-3 vitet e shkuara do ti shërbejë edhe thithjes së investimeve në të ardhmen. Duke folur për bashkëpunimin aktual me një kompani gjermane nga Hamburgu për zhvillimin e kalatave dhe zonave portuale, drejtori Gazmend Shalsi i ftoi investitorët gjermanë të jenë pjesë realizimit të projekteve të ardhshme për portin e Durrësit. Ministri Haxhinasto nënvizoi rëndësinë e portit të Durrësit si portë e Koridorit 8 për transportin e mallrave nga rajoni Adriatik në atë të Detit të Zi. Sekretari Baake u interesua veçanërisht për kapacitetet portuale dhe lidhjet e tij me qytetin e Durrësit. Më pas delegacioni i shoqëruar nga Ministri Haxhinasto dhe Drejtori Shalsi zhvilloi vizita në hapësirën portuale, në Terminalin e Trageteve dhe në Terminalin lindor. Baake u shpreh i sigurtë se në kuadërtë klimës së shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve, pritshmëria e përfshirjes së kompanive të tjera gjermane, në sipërmarrjet në transport dhe infrastrukturë në vend është e