Haxhinasto: Aeroport në jug të vendit

477
Sigal

TIRANE – “Ulja e tarifave aeroportuale është domosdoshmëri për shërbimin ndaj pasagjerëve”. Ministri i Transportit dhe Infrastukturës, Edmond Haxhinasto tha Shqipëria ka tarifën më të lartë nga të gjitha aeroportet e Rajonit, duke konkretizuar se me aerportin e Korfuzit tarifat janë 3 herë më të larta, ndërsa tha se ai i Prishtinës është minus 700 euro për tarifat.“Historitë e kaluara të situatave monopol në treg, të papërgjegjshmërisë në detyrimet ndaj qytetarëve, veçarnërisht ndaj pasagjerëve, nuk do të përsëriten më. Do të shmanget me vlerësimin e avioanicionit civil me të gjithë operatorët e rinj që do të futen ne treg, me eksperiencën më të mirë franceze për të arritur standardin më të mirë europian”, u shpreh ai.Ministri Haxhinasto mori pjesë në aktivitetin me rastin e fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar” të organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Ai tha se ndërtimi i një aeroprti në jug të vendit krijon sinergjitë për të krijuar një petencial të pazhvilluar të Shqipërisë, sic është turizmi.