Harta e re, PDIU dënon deklaratë e Athinës, “Nuk na tremb!”

427
Sigal

PDIU ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke sa ipërket ndarjes territorialale. Në një deklaratë të  kësaj partie  theksohet se Athina zyrtare po ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit  të Jashtëm Ditmir Bushati. “Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit. Presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet.  Z.Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keq përfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton”, theksohet në deklaratën e PDIU-së. Sipas partisë came Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore.