Harlem Désir, njeriu që shkatërroi PS-në e Francës dhe median shqiptare, në krah të Edi Ramës

613
Sigal

Nga janari 2019 ky “hartues” i ligjit antimedia që fle në OSBE do të ketë shef pikërisht Edi Ramën për një viti, sepse Shqipëria merr edhe kryesimin e OSBE.

Harlem Désir është një emër që këto ditë u bë i njohur në Shqipëri për mbështetjen që i dha Edi Ramës në hartimin e ligjit kundër medias. Kur Këshilli i Euopës, Komisioni Europian dhe gjithë organizatat ndërkombëtare po kundërshtojnë projektin antishpifje, Harlem Désir është i vetmi që doli në krah të kreut të qeverisë.

Në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE për Median, Désir, doli garant për një projektligj që mesa duket ende nuk e ka lexuar të plotë. Ai thotë se drafti i qeverisë është hartuar në bashkëpunim me OSBE. Më pas, si për të shmangur përgjegjësinë thotë, se edhe nëse ka ndonjë problem me këtë ligj, OSBE do të monitorojë aktet e tjera nënligjore që do miratohen në vijim. Praktikisht pranon se ligji ka probleme, por duket se detyrohet të mbrojë kreun e qeverisë shqiptare. Kjo mbështetje absurde në kohën që Këshilli i Europës kritikon ashpër ligjin, mundet të shpjegohet edhe me faktin, që në një farë mënyrë Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të vendit kryesues të OSBE është dhe shefi i tij gjatë vitit që vjen. Normalisht edhe pse flasin për parime, ndërkombëtarët nuk janë aq të pandjeshëm kur flitet për karrierën e tyre në një post të rëndësishëm në OSBE.

Harlem Désir është shfaqur këto kohë si një burokrat i OSBE-së, por karriera e tij politike është e spikatur në Francë. Veç postit të Sekretarit të Shtetit për Europën në qeverinë e Manuel Valls, Désir shquhet dhe për piruetat e tij në Partinë Socialiste të Francës. Në vitin 2011 ai mbështeti kreun e PS-së Franceze Martine Aubry për të marrë drejtimin e partisë dhe të kandidonte për presidente. Por pas nisjes së garës ndikoi që Martine Aubry, duke dhënë dorëheqjen nga gara dhe vetë Désir mori drejtimin e partisë. Nga viti 2011 deri në 2014 mbajti postin e drejtuesit e partisë dhe kjo periudhë cilësohet si nisja e rënies së PS franceze. Kjo është periudha më errët e socialistëve francezë. Pas dështimit në drejtimin e PS-së së Francës Désir mori postin e Sekretarit të Shtetit për Europën.

Njeriu që shkatërroi PS-në e Francës tashmë ka marrë në dorë dhe këshillimin e Rilindjes për të miratuar ligjet antimedia, duke ndihmuar diktatorin e ri Edi Rama të vendos censure me ligj.

Nga janari 2019 ky “hartues” i ligjit antimedia që fle në OSBE do të ketë shef pikërisht Edi Ramën për një vit, sepse Shqipëria merr edhe kryesimin e OSBE. Pra i shërbeu Edi Ramës tani, që Edi t’ia kthejë reston e nderit në janar në OSBE!