Haradinaj takohet me kongresmenin Engel, flasin për dialogun

502
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua në Prishtinë me kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Haradinaj bisedoi me kongresistin Engel për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e dialoguz ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Haradinajt, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje finale.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut.

Haradinaj tha se Kosova “do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Ndërkaq, kongresmeni Engel tha se shpreson që Kosova të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.