Haradinaj reagon pas lirimit, falënderon shqiptarët: Më bëtë krenar me zërin dhe dinjitetin tuaj

478
Sigal

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thyer heshtjen pas vendimit të sotëm që dha gjykata franceze për lirimi e tij me kusht. Me anë të një mesazhi në ‘Facebook” Haradinaj tha se ishte ndjerë krenar për reagimet e shqiptarëve kudo në botë.
“Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj”, citohet në mesazhin e tij.