Haradinaj ngushëllon shqiptarët: Sot me familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi

484
Sigal

Pas tërmetit katastrofik, nuk ka munguar mesazhi i ngushëllimit nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili lutet sot për për familjet e të vdekurve dhe të humburve, pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Haradinaj ka ngushëlluar edhe familjen e dy vëllezërve nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi.

Postimi i plotë:

Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.