Haradinaj-Demiraj: Kosovë-Shqipëri, faktorë stabiliteti

478
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, priti dje në një takim ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj, me të cilën ranë dakord se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkruan se “pata kënaqësinë të pres në një takim Dritan Demiraj, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë”.” Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë”, shprehet Haradinaj. “Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit”, thekson Haradinaj.
Sigal