Hapja e negociatave, Michael Roth: Ja çfarë presim nga qeveria dhe opozita, po verifikojmë…

478
Rruga drejt Bashkimit Europian është e vështirë, por është e duhura. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, ndërsa përcolli mesazhe për qeverinë dhe opozitën, gjatë konferencës për mediat me kreun e diplomacisë Ditmir Bushati.
Ai tha se tashmë po verifikohen arritjet si dhe përmbushja e rekomandimeve dhe më pas Gjermania do të pozicionohet lidhur me negociatat.
“Pres nga qeveria që të vijojë politikën e reformave, pres edhe nga opozita të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Dje bisedova me kreun e PD-së, Lulzim Basha, një bisedë mjaft e mirë.
Sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në cështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm.
Po verifikojmë arritjet në bashkëpunim me Bundestagun dhe pas kësaj do të pozicionohemi për negociatat. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë.
E mendoj mjaft mirë se cfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj”, tha Roth.
Sigal