Hapja e negociatave me BE/ Ja 13 rekomandimet për Shqipërinë

47

 

 

13 REKOMANDIMET


1. Thekson mbështetjen e tij të plotë për
anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kur reformat në fushat
kryesore të jenë të zbatuara e të pakthyeshme; mbështet çeljen e negociatave
për anëtarësim, në dritën e përparimit kuptimplotë dhe në një fazë bindëse të
zbatimit të këtyre reformave; beson fort se çelja e negociatave do të ofrojë
një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e paketës së plotë të
reformave të lidhura me BE-në;

2. I
bën thirrje, për rrjedhojë, Komisionit t’i rekomandojë Këshillit çeljen e
negociatave dhe Shqipërisë, që të sigurojë një përparim të mëtejshëm të
qëndrueshëm e të gjithanshëm, sa u përket pesë prioriteteve kyçe, që nevojiten
për fillimin e negociatave;
3. I bën thirrje Shqipërisë të zbatojë në mënyrë të shpejtë reformën e
gjithanshme në drejtësi dhe të sigurojë kushtet për zgjedhje të përgjithshme të
lira e të ndershme, zbatimin e plotë të ligjit për integritetin e personave të
zgjedhur dhe/ose emëruar në poste publike; të vijojë me zbatimin e masave për
të luftuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit;

4.
Përgëzon miratimin njëzëri të ndryshimeve kushtetuese lidhur me reformën në
drejtësi, më 22 korrik 2016 dhe qëndrimin mbështetës të dëshmuar nga të gjithë
anëtarët e Kuvendit me këtë rast;
5. I bën thirrje Shqipërisë të ruajë këtë ritëm pozitiv reformash dhe të miratojë
e zbatojë me shpejtësi të gjitha ligjet e nevojshme për zbatimin tërësor e në
kohë të reformës në drejtësi; vëren se miratimi i këtyre ligjeve, ngritja e
institucioneve përkatëse dhe nisja e zbatimit do të vlerësohen nga Komisioni,
në këndvështrimin e çeljen e negocimit të Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të
drejtat themelore”, si dhe të Kapitullit 24, “Drejtësia, liria ,dhe siguria”,
që, në përputhje me praktikën e vendosur, duhet të hapen të parët dhe të
mbyllen të fundit në procesin e negociatave; thekson se reformimi tërësor dhe i
gjithanshëm i sistemit të drejtësisë është thelbësor, për të siguruar
efikasitetin, profesionalizmin, pavarësinë dhe llogaridhënien në të gjithë
sektorin – nëse zbatohet plotësisht, ajo do t’iu sjellë përfitime të mëdha qytetarëve
shqiptarë dhe do të rritë besimin e publikut në sistemin gjyqësor e,
përgjithësisht, në të gjitha institucionet shtetërore, si dhe një ndjenjë
drejtësie;
6. Mirëpret vazhdimësinë në zbatimin e reformës së administratës publike dhe
reformës së menaxhimit të financave publike, me qëllim zhvillimin e
administrate publike funksionale; bën thirrje për përparim të mëtejshëm në
forcimin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, përfshi në nivelin e
pushtetit vendor, për të siguruar një shërbim publik profesional e të
depolitizuar;

7.
Thekson se anëtarësimi në BE duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, thekson
edhe njëherë se dialogu politik e bashkëpunimi ndërpartiak është me rëndësi
maksimale për suksesin e këtij procesi reformash dhe për procesin e anëtarësimit
në BE, në përgjithësi; thekson nevojën për përfshirjen e shoqërisë civile në
procesin e reformave dhe nevojën për më shumë transparencë dhe mbikqyrje
parlamentare;
8. Shpreh kënaqësinë e tij që Shqipëria ndërmori hapa të mëtejshme në luftën
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç është pranuar, mes të
tjerave, nga takimi i 8-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit; përgëzon
miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve; sidoqoftë, bën thirrje për
forcimin edhe më tej të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit dhe për mbylljen plotësisht të hendekut në zbatim; iu bën thirrje
institucioneve përgjegjëse që të vijojnë me zbatimin e ligjit për integritetin
e personave që do të zgjidhen a emërohen në poste publike dhe të forcojnë
procesin e kontrollit në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të
finalizojnë me proces të rregullt ligjor hetimet në vazhdim;

9.
Kujton se një reformë e gjithanshme e sistemit të drejtësisë është një
instrument kryesor për luftën kundër krimit dhe korrupsionit; vërën se nivelet
e perceptuara të korrupsionit në vend kanë mbetur të larta dhe se reformat e
zbatuara nuk i kanë dhënë ende plotësisht rezultatet e dëshiruara; thekson, për
rrjedhojë, se mbetet shumë për t’u bërë, veçanërisht, me qëllim zhvillimin e
një historiku efektiv hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi përfundimtar, në
rastet e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar;

10.
Mban parasysh operacionet lidhur me asgjësimin e fushave të kanabisit dhe uljen
në përgjithësi të numrit të bimëve të mbjella, si dhe bashkëpunimin e
suksesshëm ndërkufitar, konkretisht, me autoritetet italiane, për parandalimin
dhe eliminimin e veprimtarive të mbjelljes së kanabisit; bën thirrje për
aksione të vazhdueshme, konstante dhe të forta të zbatimit të ligjit, që
synojnë çrrënjosjen tërësore të krimeve të lidhura me drogën dhe të gjitha
llojeve të tjera të krimit të organizuar;
11. Thekson se sigurimi dhe zbatimi i plotë i kushteve për zgjedhje demokratike
është po aq thelbësor për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të
BE-së; i bën thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe
autoriteteve shqiptare të sigurohen që reforma të zbatohet në përputhje me
rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke zgjidhur problemet e dala në kohën e duhur,
përpara zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohen në mes të vitit 2017; i
bën thirrje Parlamentit shqiptar të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri
në fund të vitit 2016;
12. Iu bën thirrje autoriteteve shqiptare të kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm
të standardeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe
lirive themelore të njeriut; thekson nevojën e miratimit të Ligjit për Pakicat,
që siguron mosdiskriminim, të drejta dhe mbrojtje të barabartë, integrim dhe
pjesëmarrje të plotë të të gjitha pakicave në jetën publike shqiptare;
13. Iu bën thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku, me qëllim krijimin e
një mjedisi që nxit lirinë e mirëfilltë të medias dhe lirinë e shprehjes,
ndërkohë që shmang çdo lloj censure në media;
14. E inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në rrugën e reformave të ndërmarra në
fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, që, po ashtu, ka kontribuar për
përmirësimin e renditjes së Shqipërisë në Indeksin e “Doing Business 2016”;

15. E
nxit Shqipërinë të ruajë rolin e saj proaktiv e konstruktiv në rajon; është i
kënaqur me afrimin e mëtejshëm me Serbinë; kujton se marrëdhëniet e fqinjësisë
së mirë dhe stabiliteti rajonal janë elemente thelbësore të proceseve të
Stabilizimit-Asociimit dhe zgjerimit.”/BW/