Hapja e negociatave, LRI takim bashkëbisedues me të rinjtë dhe gjimnazistët e kryeqytetit

627
Hapja e negociatave është një pikë e rëndësishme e procesit integrues të Shqipërisë në familjen Europiane. Të rinjtë shqiptarë janë të angazhuar maksimalisht për t’u bërë pjesë e debatit dhe zhvillimeve për arritjen e standardeve më të mira”, këto kanë qenë temat kryesore në një bashkëbisedim që Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë dhe gjimnazistët e kryeqytetit. Në këtë merrnin pjesë deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit Europian, nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho si dhe kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi. Gjatë fjalës së saj në këtë bashkëbisedim, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha tha se procesi i integrimit europian është proces i veshtirë por jo i pamundur, nëse politika dhe shoqëria kanë vullnet. Duke u ndalur situatën aktuale që po kalon vendi, Gjosha theksoi se Integrim do të thotë të mos heshtës para realitetit të dhimbshëm që po kalon Shqipëria. “Rinia nuk është thjesht pjesë e procesit, është themelia dhe garancia e Shqipërisë Europiane”, tha Gjosha.
Ndërsa Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho theksoi se procesi i integrimit nuk është pronë e një qeverie, por i të gjithë shqiptarëve. Xhixho u ndal te rritja e numrit të qytetarëve shqiptarë që duan të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. “Kjo ndodh pasi siguria e jetës është cënuar dhe droga si model për të ecur në jetë është kthyer në trendi. Kjo qeveri ka qëllim largimin e shqiptarëve, por kjo nuk do të ndodhi”, tha Xhixho.
Kurse Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi gjatë fjalës së saj tha se buxheti i qeverisë për arsimin, për nxitjen e punësimit dhe për një jetë më të mirë për të rinjtë është zero. “Kemi një qeveri që ka në dorë instrumentat për të ndryshuar problemet tona dhe në fakt i ka vënë vizën rinisë”, tha Kërpaçi
Sigal