Hapja e negociatave/ Gjosha: Jam pesimiste

441
Ish-ministra e Integrimit, Klajda Gjosha është shprehur pesimiste për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Gjosha tha se deri tani nuk kemi asnjë indicie nga vendet anëtare për hapjen e negociatave. Ndërsa theksoi se ajo që të habit edhe më shumë është mungesa e lotimit nga ana e kryeministrit Rama.
‘Unë mendoj që përgatitjen nuk duhet të ndalen në asnjë moment. Është për të ardhur keq që kemi pasur pauzë për një periudhë për ecurinë e procesit të integrimit. Unë nuk shoh as mbështetjen e kryeministrit në këto momente që flasim.
Qershori është muaji më i rëndësishëm për ne, por fatkeqësisht sinjalet e para janë shumë trishtuese. Nuk kemi asnjë sinjal nga Gjermania. Unë do doja të shikoja kryeministrin e vendit që të lobonte për çeljen e negociatave.
Unë mendoj se Juncker do ta kishte të thjeshtë për të dhënë datën, në rast se do të kishte mesazhe të rëndësishme nga vendet anëtare.
Jam pesimiste për sa kohë nuk shoh asnjë indicie nga vendet anëtare, si Franca, Gjermania dhe Holanda’, deklaroi Gjosha
Sigal