Hapja e negociatave, debati Balla – Bumçi

485
Sigal

 Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar edhe njëherë se opozita, sipas tij, nuk u vendos sot në krah të interesave të shqiptarëve duke votuar kundër rekomandimit për çeljen e negociatave. Por në anën tjetër ka reaguar deputeti demokrat Aldo Bumçi, i cili tha se ky është një mashtrim dhe manipulim që po bën PS-ja. Sipas Bumçit, sot komisioni nuk ka bërë votim, por ka pasur vetëm diskutim. Deputeti demokrat tha se opozita ka dhënë mendimet e veta për situatën në vend.

TAULANT BALLA


Lajmi i keq fakti që deputetët e PD-së, votuan kundër rekomandimit, kundër këtij paragrafi të deklaratës dhe kundër pjesës tjetër të deklaratës që vlerëson progresin e arritur nga Shqipëria për 5 prioriteteve.

Doja ta falënderoja zonjë Bregu. Në fund u votua në shumicë deklarata, duke mbështetur hapat që Shqipëria ka hedhur drejt BE-së. U vlerësuan hapat për administratën publike dhe roli i Shqipërisë në rajon.

A do e marrin shqiptarët nesër rolin e mirë nesër?


Me gjithë përpjekjen kamikaze për të të ndaluar këtë komitet për të votuar këto rekomandime. Nesër shqiptarët do të marrin një lajm të rëndësishëm me botimin e progres raportit, ku këshilli do i komandojë Këshillit hapjen e negociatave.Marrëdhënia e çdo vendi me BE-në, është me kushte.

Opozita sot nuk u vendos në krah të interesave të shqiptarëve.


ALDO BUMÇI


Jeni një ndër 5 deputetëve të PD-së që keni votuar kundër rekomandimit të hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë?
Gënjeshtër që mund ta prodhojë vetëm Taulant Balla. Është një takim ku thelbi nuk është deklarata por diskutimet. Axhenda vendoset nga BE. BE-ja kërkonte që ne të informonim BE-në për zgjedhjet, dekriminalizimin, lufta kundër krimit, droga dhe korrupsioni. Detyra e opozitës të përcillnim informacionin tonë. Nuk ka vendimmarrje ky takim, është takim informim. Shqetësimet tona i ndanë edhe Kukan edhe Fleckenstain. Ky takim në 13 vite ka vetëm një deklaratë të përbashkët. Për sa kohë në 13 vite, më shumë se 10 vite nuk është votuar ndonjëherë. Ky komitet është drejtuar edhe nga Kukan edhe nga Doris Pack.

A është opozita pro hapjes së negociatave?


I vetmi paragraf që mbështetëm edhe si opozitë edhe si maxhorancë, që mbështesim integrimin e Shqipërisë kur të plotësohen kushtet kryesore. Mbështesim hapjen e negociatave. Kushtet nuk i vendos PD, por BE-ja. Nuk ka votuar asnjëri kundër rekomandimit, nuk ka qenë kurrë e shtruar. Kemi votuar amendamentin e parë. Mosplotësimi i ligjit të dekriminalizimi, krimi dhe droga kanë shqetësuar europarlamentarët, plotësimi i këtyre kushteve na hap negociatat.

Ky është manipulim që po bën PS-ja. Nuk vendos kushte opozita. Ky nuk është komision ku merret vendim, por informohet e diskutohet. Është mashtrim të thuhet se opozita votoi kundër. Nesër do dalë propozimi dhe janë ministrat e vendeve anëtare që do vendosin.

Kur duhen çelur negociatat?
Kur jo qeveri të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Zgjedhjet janë kushti i parë dhe kjo përmasë e frikshme që ka marrë fenomeni i drogës është alarmuese, por qëndrimin e merr BE-ja dhe këshilli i ministrave. Ky ishte një takim ku kemi informuar për çështjet që ka kërkuar BE-ja.