Hapja e kutive, Idrizi merr 5 vota më shumë se në 25 qershor,humb mandatin në Tiranë

460
KQZ numëroi ditën e djeshme fletët e votimit të 64 kutive të kontestuara nga PDIU. Në përfundim, rezultati për Shpëtim Idrizin ishte negativ
Nga 64 kutitë e votimit të kontestuara nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, kjo e fundit mori vetëm 5 vota më shumë se sa rezultati i 25 qershorit. Në përfunfim, Shpëtim Idrizi nuk arriti të fitonte mandatin e shumëkërkuar në kryeqytet.Dita e djeshme ishte shumë e ngarkuar për numëruesit e KQZ, të cilët të ndodhur përballë presionet të partive që kishin kontestuar, përfshi këtu edhe PS-së, iu desh të numëronin pa pushim. Ndërkohë nga ana e PDIU-së gjatë gjithë kohësh ka pasur tension dhe reagime të shumta në drejtim të KQZ. Shpëtim Idrizi, pretendonte se në kryeqyteti i ishte vjedhur vota dhe në përfundim të numërimit doli se ishin 5 më shumë se rezultati i 25 qershorit. Ndërkohë kontestimi i tyre ishte më i madh. Pasi panë gjendjen e votave, përfaqësuesit e PDIU-së dorëzuan në KQZ një kërkesë për të numëruar të gjitha votat e Tiranës. Sipas kësaj partie, pretendimet e tyre dolën të vërteta dhe për këtë arsye, KQZ duhet të hap të gjitha kutitë. Lidhur me këtë kërkesë pati kundërshtime nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste, i cili tha se KQZ nuk duhet të pranojë një kërkesë të tillë, madje ndërsa ende ishte pa përfunduar numërimi, Salianji tha se ai duhej të ndërpritej. 

Idrizi: Dikujt në KQZ i dhembin sytë nga PDIU
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi reagon ndaj rinumërimit të 64 kutive të votimit të Tiranës, prej të cilave varet fati i mandatit të tij si deputet. Ai publikon fotografinë e një vote në Facebook, ku shkruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur sipas tij, duket më se i qartë.“Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruar aty?!”, shkruan Idrizi. Deri në tani janë numëruar 36 kuti votimi, prej të cilave PDIU ka marrë 8 vota më shumë se në 25 qershor. PDIU ka nevojë për 37 vota, në mënyrë që Shpëtim Idrizi të marrë mandatin e deputetit

Doda: Vota me pikë nuk quhet, pika e zezë KQZ-së
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, gjatë kohës që po numërohen kutitë e votimit, ka shpërthyer kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i cilësuar ata bastardë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shprehet e indinjuar se përse sipas saj votat me pikë nuk quhen. Ajo deklaron se se edhe vetë ka votuar me pikë dhe madje jo vetëm njëherë.“Skandali i fundit Vota me pikë nuk quhet. Dhe këtu po kuptoj gjithë bastardët që na rrethojnë edhe deri në krye në KQZ, sepse unë vetë kam votuar me pikë dhe jo njëherë. Por këtë herë veçanërisht për PDIU është e pavlefshme. Çfarë të them o Klement? E bëre edhe votën time të pavlefshme. I bie nuk kam votuar dot për veten time. Turp e faqja e zeze”.
Sigal