Hapet zyra rajonale e fondit të zhvillimit, Rama: Investime të shumta për Vlorën

464
Kryeministri Edi Rama ka inauguruar në Vlorë, zyrën rajonale të fondit të zhvillimit, që do të jetë pikë koordinimi me agjencitë e tjera qendrore e vendore, si dhe donatorët, për monitorimin e investimeve në zonë.
Projektet urbane, të cilat janë zbatuar përgjatë këtyre dy viteve në rajonin e Vlorës, si dhe ato që planifikohen të nisin vitin e ardhshëm, si rruga e lumit të Vlorës, përbëjnë një volum investimesh me vlerë 132 milionë dollarë.
Edi Rama: Që nga rruga e Lumit të Vlorës, tek rruga hyrëse që duhet bërë me standard reale europiane, deri tek ndërhyrjet e brendshme që plotësojnë projektin e Lungo Mares dhe të gjitha pjesët këtu më pranë qendrës. Edhe tek vetë bulevardi ku ka nevojë për ndërhyrje përsëri sepse vetëm një bulevard i një qyteti turistik nuk është ai.
Kryeministri shpjegoi se financimet për rajonin e Vlorës janë, por në këtë rastë mungojnë projektet.
Edi Rama: Nuk na mungojnë paratë për të financuar këtë hapësirë strategjike për zhvillimin e vendit, te turizmit, ekonomik e social, por cështje është se duhet të kemi projekt dhe projektet mungojnë.
Deri tani në rajonin e Vlorës janë zbatuar 18 projekte të infrastrukturës, investim 36 milionë dollarë i fondit për Zhvillimin e Rajoneve. Ndërsa për 2016, pritet Projekti për Rrugën e Lumit të Vlorës, me vlerë rreth 64 milion USD, si dhe projekti për zhvillimin e zonës bregdetare dhe maleve perreth që parashikon për rajonin e Vlorës një portofol investimesh prej rreth 25 milionë Euro. Ndërsa në vijën bregdetare të Jonit dhe Bashkinë Himarë Loti i parë i investimeve do të ketë një vlerë prej 11.7 milionë Euro.
Sigal