Hapet fushata për zgjedhjet e forumit rinor të PD

61
Kreu i FRPD-së, Gerti Bogdani ka nxjerrë udhëzimin e veçantë për zgjedhjet e forumit rinor të Partisë Demokratike. Me parimin një anëtar një votë, përmes 20 debateve të hapura, të rinjtë demokratë do të zgjedhin drejtuesit e forumit. Fushata zgjedhore i paraprin një fushate anëtarësimesh në forum që do të zgjasë 30 ditë. Grupi i punës për zgjedhjet e reja në FRPD kryesohet nga Gerti Bogdani dhe ka anëtar të tij Keltis Krujën, Laura Vorpsin, Endri Hasa, Valbona Mezini dhe Lulzim Omuri. 20 debatet zgjedhore do të zhvillohen në 12 qarqe dhe tetë degë. Grafiku i debateve zgjedhore do të përcaktohet nga grupi i punës dhe do të shpallet brenda datës 28 tetor. Në udhëzimin që mban firmën e kreut të FRPD-së, Gerti Bogdani, përcaktohet se kandidati për kryetar të FRPD-së nuk duhet të jetë mbi 30 vjeç, dhe të jetë person, si dhe të jetë me arsim të lartë ose student.